Një vizitë e beftë ka qenë ajo e Elvisit dhe Sidritit në barakën e familjes Saraçi në Karbunarë të Lushnjes, Petriti ishte duke dremitur jashtë barakës kur Elvisi e zgjoi.
Elvisi: Na thanë të stafit se do të gjenim këtu, donim të të takonim vetë, jemi njoftuar për hallin tuaj. Ti tani gruan dhe fëmijët i ke brenda, vetë fle këtu pasi brenda nuk ka vend për ty.
Petriti: Unë fle gjithmonë këtu, nusja dhe fëmijët e mi flenë brenda.
Sidriti: Po në dimër si ja bën këtu jashtë në të ftohtë?
Petriti: Ja këtu fle, i mbaj këpucët veshur, hedh një plastmasë. Unë rri përjashta, fëmijët brenda. 15 vite kështu jetoj. Lahemi jashtë barakës, nusja 15 vjet që lan rrobat me govatë.
Elvisi: Erdhëm ta shikonim me sytë tanë
Petriti: Me hekura të mbledhura i ushqej fëmijët, edhe patate dhe qepët i mbledh nëpër kazanë.
Elvisi: A ke parë një ditë të gëzueshme?
Petriti: Vetëm vuajtje gjithë këto vite
Elvisi: Çfarë mund të bëjmë ne?
Petriti: Ju lutem më ndihmoni të fle në një dhomë me gruan me fëmijët. Vetëm ju mund të më ndihmoni
Elvisi: Do kthehemi nesër, do përpiqemi që dhe familja juaj të ndjejë ngrohtësinë e shqiptarëve
Sidriti: Shpresojmë se do bëhet diçka
Elvisi: Sot po na dhemb zemra, as gjumë të ëmbël nuk na bën zemra të të themi