Njoftimin e Prokurorisë se i ka sekuestruar prona me vlerë 40 milionë euro, Arben Ndoka, ish-deputet i Partisë Socialiste, e konsideron aludim dhe thotë se këto prona nuk ekzistojnë.
Në intervistën për ‘Fax News’, ish-deputeti e lidh këtë ngjarje me v.rasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka, në 2017-ën.
Sipas tij, arsyeja e këtyre akuzave që bëhen nga Prokuroria e K.rimeve të Rënda është se ka zbuluar personalisht se kush janë v.rasësit e vëllait.
“Unë nuk jam këtu për asnjë arsye të cilat janë thënë, por sepse në mënyrë personale kam gjetur v.rasësin e vëllait tim.
V.rasësit e vëllait tim nuk kanë influencë në prokuroritë e rretheve por vetëm në Prokurorinë e K.rimeve të Rënda dhe ndaj e kanë dërguar çështjen atje.
Nëse dikush ka dëshirë të më japë prona që si kam është çështje tjetër. Unë nuk kam asnjë centimetër tokë askund”, thotë Ndoka.
Ai thekson se në vendin ku mbeti i v.rarë vëllai i tij, pak metra larg shtëpisë në Lezhë, është gjetur një kapele me një fije floku, por prokuroria nuk e ka hetuar si provë.
“Problemi im është shumë më i madh se pronat, është v.rasja e vëllait tim.
Është gjetur një kapele në të cilën ka patur një fije floku, askush nuk është marrë me këtë çështje, edhe Prokuroria e K.rimeve të Rënda e cila nuk më ka thirrur për të kërkuar kontributin tim se mbase do t’i çoja tek autorët duke ju dhënë indicie dhe dyshime.
Natyrisht arrestimi im ka të bëjë me v.rasjen e vëllait tim, sepse autorët janë po ata që po më nxjerrin probleme mua. Unë besoj se gjetjen e autorëve do ta bëj privatisht, pasi nuk besoj se prokuroria mund ta bëjë këtë gjë.
Kam bërë kërkime privatisht, sepse nuk e kam pasur mbështetjen e organeve për v.rasjen e vëllait tim”, deklaron Ndoka.
Pyetjes se a ka lidhje v.rasja e vëllait të tij me politikën, Ndoka ju përgjigj: “Përgjigje për këtë pyetje do të kem më vonë.”