osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Drejtësia e një “kryemini” si Lulzim Basha, të frikëson me turrën e druve… në SHQUP

Drejtësia e një “kryemini” si Lulzim Basha, të frikëson me turrën e druve… në SHQUP

Nga Anri Bala

Askush nuk mund ta besoi, se Lulzim Basha do ishte aq i guximshëm dhe trim, sa të merrte përsipër të deklaronte publikisht, se kur të vinte ai në pushtet (një Zot e di se kur)… do të merrte nën hetim prokurorinë! Për dijeninë tuaj, gjyqin do t’ia bënte në SHQUP, doravetë ai dhe PD-ja e cofun dhe e trimëruar nga gënjeshtrat e gjithëfarë pleshti, që kërcen sa andej-këtej, duke u hequr si “xixëllonjë”.

Me sa duket, me atë çfarë tha të gjithë gajasen me lot, pra super sondazhin italian… Luli mbret, viktimë e rrobaqepsave të tij, na e ka marrë për të vërtetë, e tani na shëtit nëpër qytet, i veshur si kryeministër… në tentativë, e  të thuash që është i mangët, ke thënë pak!

Si mund të marrësh seriozisht një sondazh, që nxjerr fitues dy gjobaxhi të rrugaço-opozitës, të rrjepur dhe të shkalafitur bashkë me gjithë tufën e rrjepsave dhe mbetjeve të pushtetit të tepsisë?! Dikush duhet t’i thotë, që humori i paguar nuk vlen për shfaqje publike, por për ata që duan pak zemër dhe ngashërim, megjithëse e dinë se është humor dhe as që mund ta besojnë… ëndrrën që shumë shpejt do u kthehet në zhgjëndërr.

Të mendosh, se mund të vish në pushtet dhe të drejtosh shtetin, nuk ka asgjë të keqe. Por të delirosh dhe të flasësh për ato gjëra që quhen krime, si ato që ke bërë dikur kur ishe në pushtet, quhet…kthim në vendin e krimit.

Drejtësia dhe liria që ju i’a dhuruat vetes dhe na e grabitët ne, vetëm një i sëmurë nga mend nuk e shikon se është duke dhënë shpirt dhe kurrë nuk do të mund të ringjallet. Ajo që po rilind, nuk është as e Ramës dhe as e kuplarave tuaja, që i kishit pagëzuar gjykata, duke e mbushur me “ajkën” e kriminelëve të komunizmit, hetues, gjykatës, spiun dhe majmun, që i’ua ndërronit vendimet si brekë kurvash, pasi kishin mbaruar punë, sipas ngjyrave tuaj të preferuara.

Është devijim i rëndë mendor, të mendosh se një kryeministër kushdo qoftë ai, në një vend europian, do të ketë tagrin që të ngrejë gjykata dhe tu bëjë gjyqin tek partia… organeve të drejtësisë. Është lajthitje e madhe, që të kërcënosh si miu i dalë nga kazani i rakisë, se do hash maçokun.

Ne duam të harrojmë duke shpresuar, por ku të lë ti mjeran i tmerruar, pa na kujtuar herë pas here, se ç’ke bërë… ç’ke nxirë… e ç’ke ndërmend të bësh. Edhe nëse dikush e ka harruar, ti nuk të lë ta harrosh, se çfarë i gjeti gjyqtarët e kryegjyqtarët, prokurorët e kryeprokurorët nga qeveritë berishiane. Kush nuk i’u bind partisë ngeli rrugëve si lypsarë, duke pritur ndonjë kockë për mëshirë nga pushteti, që i mëshironte për të mos ngordhur duke u përcëlluar para turrës së druve të imoralitetit të tyre… si mëkatarë.

“Zonjat” që i nxorrët nga dera e shtëpisë tuaj i bëtë lavire bulevardi dhe i përzutë nga megabordello drejtësi duke shtruar fole për tufën e orlave, skifterëve, korbave dhe sorrave, që këndonin e tmerronin një popull të tërë me këngën e vajit të hallexhiut.

Paralajmërimi jot Lulzim, nuk është “mahi” por “marri”, e kushdo që të ka dëgjuar duhet të ketë thënë me vete, se përse nuk je dënuar, kur nuk ke mësuar asgjë nga ato që ke bërë, për të ndryshuar… të menduarit?!

Nuk ke faj, sepse vetëm mendimi nuk ndryshohet pa marrë mësim dhe pësim nga gjykatësi! E nëse është e vërtetë ajo ç’ka flitet e shihet, se ajo që ka filluar do përfundoi… të jesh i sigurtë, që mendimin do ta ndërrosh dhe ato që the sot… do t’i harrosh.

I akuzuar publikisht për tre krime të rënda, sot ëndërrove sërish, se një ditë do na qeverisësh, ashtu siç qeverise kur shite dhe nxive vendin, skuqe rrugët dhe shpëtove duke kërcënuar e shantazhuar i trembur edhe ata që të falën.

Për një gjë të jesh i sigurtë… të rinjtë nuk do të falin kur të të gjykojnë, se si ke përfunduar… kopjaci i të këqijave!

Uroj, që kurrë të mos bëhesh as roja e një kryeministri, sepse largëqoftë si “Uriah Hipi”, kushedi se çfarë do intrigoje për të na kthyer në pushtetin tënd, ku gjyqtar e prokuror janë pleparët, ushtarët, zagarët, lopçarët, që i’u ruanin ju nga drejtësia, duke na vrarë ne nga padrejtësia./Ekskluzive.al