Dy njerëz kanë qenë duke bërë punën e tyre këtu. Njëri është truprojë dhe ka për detyrë të mbrojë prokuroren e përgjigjthshme nga kërcënimet që mund ti vijnë për shkak të detyrës.
Tjetri është gazetar, Renaldo Salianji i televizionit Klan Plus, dhe ka për detyrë të informojë publikun për çfarë ndodh. Në këtë rast ai donte ta pyeste prokuroren: A do të hetohen përgjegjësitë administrative lidhur me mungesën e kushteve të sigurisë në aeroportin e Rinasit?
Por i pari, truproja, duke përfituar edhe nga fakti se është më i fuqishëm, e shtyn, e përzë, e flak tutje atë të dytin, gazetarin. Sepse ai po këmbëngulte me një pytetje për të cilën prokurorja nuk dëshironte të fliste.
Të kuptohemi, çështja e grabitjes është kaq shumë e ndjeshme sa duhet ti zësh jo derën e sallës së konferencës, por edhe derën e shtëpisë prokurores, ministrit, drejtorit të policisë…
Profesioni i këtij gazetari quhet pushtet, dhe është vetëm një shkallë më poshtë pushtetit të prokurores. Por arroganca nuk pyet dhe ajo demonstrohet më hapur, kur frika për përgjegjësinë është më e madhe.
Zonja Kryeprokurore! Një ndjesë e vogël, në emër të sjelljes së truprojës tuaj, do të ishte një veprim qytetar.
Ai nuk është një truprojë, por vetëm një burracak. Ndërsa ju nuk duhet të ndjeheni e sigurtë nën ruajtjen e atij që ju mbron nga gazetarët.
https://www.facebook.com/mentor.kikia/videos/613834759039571/?t=0