Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj është përplasur me homologun e tij serb Ivica Daçiç gjatë Ministerialit të Varshavës.
Mësohet se shkak për përplasjen mes tyre është bërë çështja e Kosovës, sepse në fjalën e tij Daçiç është shprehur se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet pasi kjo e fundit është pjesë e saj.
Daçiç tha gjithashtu se ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli nuk duhet të ishte pjesë e Ministerialit të Varshavës.
Cakaj në fjalën e tij i kujtoi Daçiç vitet e luftës dhe vuajtjet e popullit kosovar që është detyruar të kalojë në emigrim.
“E di që po më dëgjon prandaj po të flas. Fjalimi i Daçiç është një retorikë e shekullit XX dhe totalisht pa vend dhe pa sens. Daçiç ka 28 vite në politikë e unë kam 28 vite jetë. Por për shkak të 28 viteve të tij unë kam 28 vjet refugjat”, u shpreh Caka.