osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prokurorët dhe gjyqtarët kanë krijuar një sindikatë të k.rimit dhe politikës së zezë dhe ashtu do të rrinë derisa të largohen nga sistemi

Prokurorët dhe gjyqtarët kanë krijuar një sindikatë të k.rimit dhe politikës së zezë dhe ashtu do të rrinë derisa të largohen nga sistemi

Nga Romeo Kara

Te nderuar miq,

Në vazhdim te rrjedhes se ngjarjeve te fundit, po ju percjell, pjese nga letra drejtuar sot autoriteteve shteterore, ambasadave te vendeve mike si dhe organizatave te ndryshme presente ne Shqiperi.

Te nderuar,

Pergjate kesaj jave, gjykata e Tiranes me shpalli perseri fajtor për shpifje, vetem sepse kam thene qe: ish kyetari i bordit të drejtoreve te CEZ-Shperndarje Jozef Hejsek, ka banuar me qira tek apartamenti i Shkelzen Berishes tek ETC.

Paraqita me ndershmeri te plote perpara gjykates te gjithe argumentat ku provoja se, nuk isha une burimori i ketij fakti, te bere publik edhe nga mediat.

U paraqiten edhe dy deshmitare të cilet u deklaruan pro meje.

Nga prokuroria nuk u be asnje hetim lidhur me vertetesine e thenieve të mia.

Gjykata nuk pranoi te pyetej direkt Jozef Hejsek.

Gjykata, në kundershtim me cdo kod ligjor, moral dhe etik dha nje denim de facto në emer dhe per llogari te Sali Berishes, dhe jo ne emer te ligjit.

Ky denim, i cili pason edhe dy denime te mepareshme, verteton me se miri se, Sali Berisha qendron mbi ligjin, ai eshte vete ligji.

U gjykova nga tre gjyqtare, shume të perfolur per lidhje me Berishen, dhe për cudi kisha në te trija proceset te njejtin prokuror, shume te kontestuarin Agron Gjana, te cilit USA i refuzon vizen ndersa mua mu mohua e drejta e refuzimit te tij.

Gjyqtaret Ahmet Metaliaj, Gerdi Hoxha dhe Ardian Kaliaj, me mohuan cdo mundesi për të realizuar te drejten e nje gjykimi të drejte.

Ata me denuan për citime, opinione dhe fakte publike te referuara nga une.

Ata realizuan thjesht dhe paster procese gjyqesore politike kundra meje, ku une u shpalla fajtor per te drejten e fjales dhe guximin pse u perballa me Sali Berishen.

Jo rastesisht, asnje nga gjykatesit qe me shpalli fajtor, nuk eshte vettinguar.

Jam i sigurte se te tre ata, e dine mire se nuk do t’a kalojne vettingun, keshtu qe fajesimi im, i sherben edhe interesave te tyre.
Per t’a, cdo njeri qe aspiron për drejtesi, eshte fajtor.

Gjykata beri ndaj meje ndeshkimin e radhes, pasi une pata guximin te investigoj dy afera korruptive ndaj Sali Berishes, Ilir Metes si dhe disa prej pasuesve të tyre.

Gjykata me ndeshkoi për arsyen se une pata guximin te deshmoj perpara komisionit hetimor parlamentar kunder Sali Berishes lidhur me nje afere korruptive qindramilione euroshe.

Gjykata me denoi për arsyen se, une pata guximin te bej deri me tani kater kallezime penale perkundrejt Sali Berishes dhe bashkepunetoreve te tij, kallezime te cilat qendrojne me status aktiv ne zyrat e prokurorise.

Gjykata me denoi se une pata guximin te perballem ne media, lidhur persa me siper, duke thene te verteten dhe duke u bere shembull i papranueshem per gjithe shtresen politike te korruptuar shqiptare.

Gjykata dhe Saliu, i cili eshte de facto kryegjykatesi i ketij vendi fatkeq, po pergatisin ne nje proces tjeter gjyqesor të montuar fund e krye edhe denimin tim me burgim.

Ne realitetin shqiptar, denohesh nese flet, thua te verteten dhe guxon te kerkosh drejtesi.

Parimet e medha të Magna Kartes, te konventave te te drejtave te njeriut etj, ne Shqiperi jane nje molle e ndaluar, sherbejne si fakt historik apo teorikisht, por absolutisht jo per t’u zbatuar nga pushtetaret dhe gezuar nga njerezit e thjeshte.

Nxitur nga deshira per te vendosur drejtesi si dhe per te mbrojtur pasurite e ketij vendi, punova pertej cdo imanigjate, duke studiuar qindra mijera faqe dokumenta, duke arritur te zbuloj dy nga aferat me te medha te korrupsionit, mashtrimit dhe shperdorimit te detyres ne Shqiperi, duke mbrojtur me sukses në arbitrazhin e Vienes rreth 190 mil euro pasuri te ketij vendi, duke iniciuar procese penale, prej te cilave vetem njeri qe ka marre drejtim, ka konkluduar se shtetit shqiptar duhet ti kthehen 9.5 mil euro si dhe keqberesi, mik i deklaruar i Sali Berishes dhe Ilir Metes, te denohet me 11 vjet burgim.

Pergjate tre viteve të fundit, komisioni hetimor parlamentar dhe prokuroria kane deshtuar plotesisht te marrin ne pyetje Sali Berishen edhe pse per te faktet qendrojne kokeforte dhe te pakundershtueshme.

Cdo fjale dhe argument qe une i ofrova komisionit hetimor parlamentar me 23 Nendor 2016, u verifikuan si te verteta nga hetimet e metejshme te ketij komisioni, mirepo ky komision u mbyll pa arritur te marre deshmine e Sali Berishes dhe djalit te tij.

Prej me shume se tre vjetesh, sfida me e madhe e drejtesise se ketij vendi eshte: Sali Berisha.

Shumica absolute, edhe pse e njohin, e dine mire se ai eshte fajtor per nje numer jashte zakonisht të madh veprash penale, nuk e besojne se ndaj tij do te veproje drejtesia apo se ne Shqiperi do te kete ndonjehere drejtesi.

Rreth Saliut qendrojne grusht bashkuar, si garanci e zullumit te tij te gjithe politikanet e ngjashem me te, oligarket, gjykatat, prokuroria, strukturat shteterore, militantet partiake dhe shume faktore të tjere, të cilet zoterojne jeten politike, ekonomike dhe shoqerore te vendit.

Edhe pse erdhi ne krye te ketij vendi si premtues i lirise dhe demokracise, Saliu prej vitit 1992 instaloi de facto pushtetin e tij personal, te ushtruar prej tij, familjes se tij, besnikeve te tij, ne favor te tij dhe ne dem të vendit, aspiratave te tij dhe te ardhmes se tij.

Pergjate sundimit te Sali Berishes, njerezit mesuan se mund te fitonin para e pushtet vetem nese i bindeshin dhe i sherbenin atij, por dhe mund të shkaterroheshin apo humbin gjithshka, perfshire edhe jeten, nese kerkonin te drejten dhe zbatimin e ligjeve apo dilnin kundra tij.

Garancia me e madhe e Sali Berishes, per te arritur qellimet e tij personale, duke shperdoruar pushtetin, vjedhur dhe grabitur pasurite e vendit, trafikuar dhe shitur interesat kombetare etj, ka qene ndertimi i nje sistemi drejtesie vetem ne sherbim te tij.

Sot nuk gjen asnje gjykates apo prokuror qe mund te marre persiper nje proces penal kunder Sali Berishes.
Asnje.

Me keqardhje konstatoj dhe them se: siguria juridike e Republikes se Shqiperise fale shtetasit Sali Berisha, eshte zero.

Eshte zero siguria per jeten, pronen dhe arritjen e cdo te drejte.

Ne sot kemi te drejte, vetem te mos kerkojme drejtesi.

Eshte kjo siguri juridike zero, qe ka cuar dhe po con ne braktisjen masive te vendit.

Kur perballesh me te, gjykatat mbyllin cdo ligj e kod, dhe i referohen pa frike e turp vetem interesit te tij.

Garanci tjeter e Sali Berishes eshte partia politike bande qe ai ka pas, qe e zoteron në cdo qelize dhe qe ai e perdor me sukses sa here qe i duhet te destabilizoje situaten politike ne Shqiperi dhe rajon.

Ai eshte i vetedijshem per kete dhe e loz me sukses kete karte.

Garanci tjeter e tij eshte armata e krimineleve dhe oligarkeve ekonomike qe ai ka pas, qe jane pjesa me besnike e klanit te tij.

Garanci tjeter eshte pushtimi i jetes se vendit në ekonomi, media dhe deri në universitete, ku ai kontrollon cdo emerim rektoresh, dekanesh apo edhe pedagogesh.

Sali Berisha kercenon hapur: ose une jam i paprekshem, ose stabiliteti i Shqiperise iken se bashke me mua.

Kjo eshte deviza e Sali Berishes.

Sot veglat e tij në sistemin e drejtesise, jane trimeruar serish dhe jane bashkuar hapur rreth Sali Berishes, ne mbrojtje te privilegjeve te tyre, pa leshuar asnje hap pas.

Ata po sfidojne reformen ne drejtesi, biles ata po tallen me te.

Kush ka sy, veshe e mend në koke e kupton se kjo pseudoreforme eshte thjesht nje fasade, ku largohet skalioni i pare i gjyqtareve dhe prokuroreve, dhe ofrohet skalioni i dyte.

Te gjitha ata, jane pjese e sistemit.

Kushtet dhe kriteret mbi te cilat kjo reforme po zbatohet me hapin e breshkes, jane te tilla qe nuk e reformojne kurre sistemin e drejtesise.

Sot prokuroret dhe gjyqtaret kane krijuar de facto nje sindikate te krimit, garanci e krimit dhe politikes se zeze, dhe ashtu do te rrine derisa te largohen te gjithe nje dite on block nga sistemi.

Largimi i tyre on block eshte e vetmja zgjidhje.

Shqiperia i ka të gjitha resurset per t’a bere kete gje, por nuk ka asnje faktor pervec popullit në favor të saj.
Nuk eshte keq Shqiperia për 2000 juriste apo avokate, per te zevendesuar te gjithe trupen e zeze te prokurorise dhe gjykates.

Asnje factor politik, nuk ka interes real të zgjidhe ngercin e drejtesise, pasi thelbi i vetem mbi të cilin funksionon kjo politike eshte: pazari.

Pazar me drejtesine ka, por, nuk duhet te kete dhe per kete arsye kjo politike duhet ti mbaje larg duart nga drejtesia.

E gjithe baza ligjore lidhur me reformimin e sistemit te drejtesise duhet ndryshuar dhe të shmange konfliktin e interesit me politiken.

Te nderuar,

E ardhmja e vendit dhe popullit tim, ka ngelur peng i konflikt-pazarit midis të kaluares dhe se tashmes, ku rotacioni vazhdon me sukses te ushqeje fatkeqesine e Shqiperise.

Ne kete vend hap pas hapi, populli eshte perjashtuar nga cdo vendimmarrje, dhe rruga e vetme per sukses eshte jo shpalosja e vlerave por bythlepirja ndaj pushtetarit dhe liderit si dhe sherbimi ndaj tyre pa kushte.

Sot ne jemi peng i nje pseudodemokracie te perfaqesuar e cila ka shkaterruar cdo princip te demokracise se drejtperdrejte, zgjedhjes direkt nga populli.

I bindur plotesisht se te gjitha zgjidhjet, kane vetem nje kusht, vendosjen e drejtesise, une mora iniciativen konkrete ne favor te drejtesise, duke sfiduar drejtesine realisht me fakte e prova, duke u perballur jo vetem teorikisht, me qellimin e vrasjes se frikes dhe mentalitetit se tek ne eshte e pamundur te vendoset drejtesia.

Drejtesia në Shqiperi nuk mund të vije kurre nga nje vetereformim i sistemit, por vetem nga faktore jashte sistemit, dhe ju shiheni me shprese nga ky popull si te tille.

Parimet e larta të njerezimit të frymezuara nga ligjet hyjnore, na obligojne t’a perkrahim drejtesine kudo ku ajo ka nevoje, prandaj une ju siguroj se cdo kontribut i juaji eshte i mirepritur si i tille.

Me kthimin e drejtesise ketij populli do ti kthehet besimi ne të ardhmen, liria dhe dinjiteti, paqja dhe progresi.

Ju ftoj, nisur vetem nga parimet e drejtesise, te solidarizoheni me perpjekjet e mia, pasi ne, sot me shume se kurre kemi nevoje per të shijuar fitoren e drejtesise, per te kthyer shpresen dhe per te rrezuar mitin e te paprekshmeve.

Nese vret nje njeri, ke vrare gjithe njerezimin.

Nese i mohon te drejten nje njeriu, ia ke mohuar gjithe njerezimit.

Une sot po flas personalisht, por sigurisht jo per vete.

Uroj qe thirrja ime te gjeje vleresimin e duhur tek ju!

Me respekt,

Av. Romeo Kara

Ekspert Ligjor i OSHEE