osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dalin të dhënat e raportit sekret ditën e grabitjes në Rinas: Alarmi 5 minuta me vonesë, ICTS refuzoi futjen e FNSH-së në pistë

Dalin të dhënat e raportit sekret ditën e grabitjes në Rinas: Alarmi 5 minuta me vonesë, ICTS refuzoi futjen e FNSH-së në pistë

Një shprehje e urtë thotë “Koha është flori” dhe pikërisht e tillë ishte për grabitësit. Dy minta pasi ata dolën nga porta veriore e Rinasit, autoritetet përgjegjëse njoftuan policinë.

Në fakt, njoftimi ishte mjaft i vonuar, ishte pikërisht më shumë se 6 minuta pasi kishin hyrë në aeroport, kishin grabitur dhe u larguan të qetë në pjesën e djathtë të aeroportit.

Këto të dhëna raportohen pas ngjarjes në prokurori mbi veprimet e policisë, të ICTS dhe të TIA-s, pas orës 14.57, atëherë kur në kamerat e sigurisë shfaqet furgoni i grabitësve në portën e zjarrfikësve.

Por, pavarësisht këtij fakti, askush nuk ka dhënë alarmin. Në orën 14.59 minuta e 30 sekonda grabitësit gjendeshin në pistë dhe nisin rrëmbimin e thasëve brenda të cilëve më në fund u konfirmua zyrtarisht se janë grabitur 5.7 milionë euro.

Në orën 14:59:20, forcat e Policisë së Rinasit gjendeshin në pistë për të marrë prej andej personat e deportuar nga jashtë vendit.

Pikërisht në të njëjtën vendqëndrim, në një avion tjetër sapo kishin mbërritur edhe grabitësit, të cilët po kryenin rrëmbimin e armatosur të vlerave monetare.

Por, efektivët e Policisë së Rinasit nuk i kishte njoftuar asnjë, ndërkohë që ata nuk kishin fushëpamje për çfarë po ndodhte disa metra më tej.

Këto janë të dhënat e raportit sekret që evidentojnë minutë pas minute se çfarë ndodhi në datën 9 prill. Njëkohësisht në këtë portë ishte e dislokuar FNSH-ja, ende pa u larguar grabitësit nga pista thuhet më tej, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë tentuar dhe kanë kërkuar që kjo portë të hapet, por diçka e tillë nuk ka ndodhur pasi punonjësit e ICTS kanë refuzuar futjen e FNSH-së në pistë. Diçka e tillë do të sillte kapjen në kohë të grabitësve.

Në raport radhiten si problematike pamjaftueshmëria e patrullave brenda rrethimit nga ICTS, cilësia e rrethimit të aeroportit dhe komunikimi i cunguar, mungesa e kamerave përgjatë gjithë sipërfaqes, por edhe fakti që TIA ka dështuar vazhdimisht në të gjitha testet e fshehta të sigurisë të zhvilluara./TCH