osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Partia e djathtë opozitare, thirrje PD-së të hyjë në zgjedhje

Partia e djathtë opozitare, thirrje PD-së të hyjë në zgjedhje

“Nesër opozita dhe aleatët tanë janë në sheshin e protestës përsëri. Ne u bëjmë thirrje që protesta të jetë sa më paqësore dhe me mesazhet e duhura që e rikthejnë opozitën e djathtë në drejtimin dhe përputhjen e domosdoshme me SHBA, BE dhe Gjermaninë,”- ka deklaruar sot, prof. Arian Galdini, drejtuesi i partisë Liri, Demokraci dhe Etikë.

Ligjëratën Galdini e ka shpërfaqur gjatë një takimi me grupet që po punojnë nëpër bashkitë e vendit për proçesin e mbledhjes së firmave mbështetëse, si edhe përzgjedhjen e listave të kandidatëve të LDE në këshillat bashkiakë.

Pasi ka përmendur se opozitës, opozitarizmit dhe Shqipërisë nuk i vjen asnjë e mirë nga mosdëgjimi dhe mospërputhshmëria me Perëndimin, Galdini ka argumentuar se “…Properëndimorizmin ne si të djathtë e kemi detyrim ndaj brezave që kanë qenë, janë e do të jenë në këtë vend”.

“Ne si LDE, si parti e djathtë opozitare dhe si anëtare e koalicionit opozitar të drejtuar nga PD i bëjmë thirrje Lulzim Bashës dhe drejtuesve të Partisë Demokratike, por edhe aleatëve tanë të tjerë të djathtë e të qendrës së djathtë që të marrin një vendim historik dhe madhor dhe të hyjnë në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit,”- ka vijuar të thotë kryrtari i LDE-së.

Duke argumentuar se hyrja së bashku në zgjedhje, do të thotë rikthim si opozitë në rrugën institucionale, rikthim në udhën e duhur properëndimore.

” Pa perëndimin ne nuk fitojmë dot asnjë betejë, por edhe nëse fitojmë, është padiskutim fitore e gabuar, në rrugën e gabuar për qëllimet e gabuara”,- ka qenë artikulimi i mëtejshëm i Arian Galdinit, që ka ripërsëritur sërish qendrimin unanim të forumit drejtues të LDE-së, lidhur me pjesëmarrjen e kësaj partie në zgjedhjet e pritëshme të 30 Qershorit.

“Nëse aleatët tanë opozitarë nuk vijnë në zgjedhje, ne si LDE do të shkojmë edhe si partia e vetme e djathtë dhe opozitare. Këta së bashku PD – PS kanë bërë një Kod elektoral kriminal, antiliri dhe antidemokraci. Sipas këtij Kodi, që ne si LDE e çdo lëvizje e re politike të marrë pjesë në zgjedhje, nevojiten afërsisht për të 61 bashkitë, gati 30 mijë firma. E çdo firmëtar duhet të japë edhe fotokopjen e kartës së identitetit. E të gjitha këto duhen noterizuar. Pra është një mision gati i pamundur. Kodi Elektoral kriminal PD – PS, kërkon që një parti e re apo një lëvizje e re politike të organizohet në mënyrë militare ose të shitet tek oligarkët apo tek të korruptuarit e botës së krimit për të siguruar mundësinë e konkurimit..”,- ka kumtuar kryesuesi i partisë së djathtë, aleate me PD-në e Lulzim Bashës./CNA