Gjykata e Tiranës ka vendosur të nisë procesin e gjykimit për dosjen “Babalja”. Sipas burimeve, nga seanca paraprake gjyqtari i çështjes e çoi dosjen e bujshme në gjykim.
Ndërkohë, ish-deputeti Ervin Salianji kishte kërkuar pushimin e çështjes, që shkaktoi një debat të madh mes opozitës dhe mazhorancës, por që sipas premtimeve të kësaj të fundit, kjo sajesë do kishte pasoja dhe nuk do kalonte pa ndëshkuar.
Gjykata refuzoi kërkesën e katër të pandehurve për pushimin e çështjes.
Të akuzuar nga prokuroria për kallëzim të rremë dhe vepra të tjera janë shtetasit ish deputeti Ervin Salianji, Albert Veliu “Babalja”, që pretendonte se ishte personi që kontaktoi për d.rogë me Fredi Alizotin që luante rolin e “Geron Xhafës” sipas organit të akuzës dhe gazetarit Jetmir Olldashi si i përfshirë në skemën e mashtrimit dhe në këtë sajesë.
Ish deputeti Salianji, deklaroi se nuk intimidohet nga paditë ndaj tij dhe se do të ketë surpriza të tjera në të ardhmen…!
Ne do të presim si nga organi i akuzës por dhe nga ish-deputeti “surpriza”, që më në fund të kuptojmë kush ka të drejtë.
Ama një gjë është e sigurtë, në këtë histori njëri do “të qaj”: Por kush do jetë ish-deputeti me grupin e tij, apo drejtësia?!/Ekskluzive.al