Policia ka ndaluar të paktën 7-të persona në qytetin e Elbasanit, pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe iu sekuestruan 5 kg k.okainë.
Mes të a.rrestuarve ndodhet edhe ish-polici i dyshuar për grabitjen e Rinasit tre ditë më parë, me iniciale M.H.
Sipas burimeve, M.H dikur ish-polic, ishte në survejim nga forcat e rendit, që kanë çuar në arrestimin e tij dhe gjetjen e 5 Kg k.okainë.
Policia bëri me dije se mes grabitësve është edhe një ish-polic dhe një shtetar grek, të cilët ishin vënë në survejim pas ngjarjes së ndodhur në aeroport, të datës 9 prill.
Pas ndalimit, i a.rrestuari pritet që të merret në pyetje për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen e dyshuar dhe rolin e tij./Ekskluzive.al