osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Julian Assange nuk është një hero i fjalës së lirë

Julian Assange nuk është një hero i fjalës së lirë

Nga Oliver Kamm

Assange nuk është asnjë hero i fjalës së lirë, dhe as një rebel kundër pushtetit shtetëror. Ai është një i dyshuar penal, që qëndroi i fshehur në mënyrë të paligjshme, dhe që tashmë është arrestuar, akuzuar dhe shpallur fajtor për shkeljen e dorëzanisë së tij.

Saga personale e tij, pasqyrohet edhe nga rënia e rolit të WikiLeaks, të cilën ai e krijoi në vitin 2006. Ai nuk ishte një operacion fisnik, që do të zbulonte krimet e plotfuqishmëve, por një instrument i qeverive të huaja represive, dhe një kanal për propagandën e tyre.

Historia e zymtë e Assange, është një rekord i përpjekjeve serioze, për të penguar sundimin e ligjit. Ai e ka shpallur veten, si viktimë të një pezullimit të një procesit të rregullt ligjor, por në të vërtetë, ai është një i arratisur prej tij. Ai kërkoi të shmangë një urdhër-arrest të vlefshëm ndërkombëtar, të cilin pati mundësinë ta sfidonte në Suedi dhe Britani.

Rasti i tij u konsiderua me përpikmëri nga Gjykata e Lartë. Ai zgjodhi të largohet dhe fshihet, në vend që të përgjigjej përballë akuzave për krime të rënda. Avokatët suedezë që përfaqësojnë palën paditëse, kanë paraqitur sot një kërkesë në zyrën e prokurorisë, që të rifillojë hetimi paraprak ndaj Assange.

Kjo është më e pakta që mund të bëhet, për të kënaqur nevojën për drejtësi për viktimat e supozuara të tij. Departamenti amerikan i Drejtësisë, ka njoftuar një akuzë penale kundër Assange, duke e akuzuar atë për komplot, së bashku me ish-analistin e zbulimit, Chelsea Manning, duke hakeruar të dhëna të ndjeshme nga një kompjuter qeveritar.

Megjithatë, SHBA-ja duhet të demonstrojë arsye të forta, se përse duhet kryer ekstradimi. Mitologjia rreth Assange, që e përshkruan atë si një luftëtar heroik kundër shtypjes shtetërore, nuk mund të jetë më larg të vërtetës. Sikur ai të kishte realisht frikë për jetën e tij si pasojë e ekstradimit në SHBA, ai do të pranonte të ballafaqohej me akuzat në Suedi, vend që detyrohet nga ligjet e BE-së dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, të mos ekstradojë asnjë person, aty ku ekziston rreziku i një dënimi me vdekje.

Në vend të kësaj, ai zgjodhi arratinë. Burracakëria dhe arroganca, janë në karakterin e tij. ËikiLeaks, pati fillimisht reputacionin e një organizate të fjalës së lire, me miliona dokumentet sekrete të publikuara, duke përfshirë qindra mijëra kabllograme diplomatike amerikane.

Ndër zbulimet e tij, ishte regjistrimi i një sulmi ajror amerikan, që vrau disa gazetarë irakianë. Megjithatë, u bë gjithashtu e ditur mungesa e kujdesit, dhe zelli me të cilin organizata bëri publike dokumentet. Një investigim nga agjencia e lajmeve Associated Press, zbuloi se WikiLeaks kishte dështuar të censuronte emrat e viktimave të përdhunimit dhe abuzimit seksual, si dhe të sëmurët nga sëmundjet mendore.

Kohët e fundit, WikiLeaks është zhytur në atë që mund të konsiderohet vetëm si një fushatë propagandistike, nga autokracitë e huaja kundër Perëndimit. Sipas inteligjencës perëndimore, ajo luajti një rol vendimtar, në ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Dy rrjedhje informacioni që dëmtuan Hilari Klinton, dhe vjedhja nga hakerat ruse, rezultuan vendimtare në atë fushatë. Të paktën, ata bënë të mundur që Donald Trumpi të shmangte vëmendjen nga arroganca dhe sulmet e tij ndaj grave. Përkimi i momentit, sugjeroi më së paku mundësinë e një komploti. Politikat antiamerikane të WikiLeaks-it, e vendosën atë në anën e Rusisë dhe të lajmeve të rreme të ‘Russia Today’ dhe Sputnik.

Dhe ka ku jemi. Një njeri që ishte dikur në qielli e shtatë, më në fund është kapur dhe është gati të përballet me drejtësinë. Organizata që ka themeluar ai, ka treguar me vetëdije që çdo reputacion që kishte për rrëfimin e të vërtetës, ishte i keqkuptuar.

Paditëset kundër Assange meritojnë një përgjigje – dhe jo vetëm prej tij. Gjatë gjithë kësaj farse të zymtë, disa figura të errëta kanë vepruar si të plotfuqishëm në emër të Assange, dhe nuk është shumë e vështirë të sugjerohet që tani ata do e mbrojnë.

Xhorxh Gallouej, sugjeron se Assange në rastin më të keq, do të shpallet fajtor vetëm për “sjellje të keqe seksuale”. Vogan Smith, themeluesi i klubit të Gazetarëve të Frontit të Parë, vlerësoi lart Assange, dhe mbrojti vendimin e tij, në një deklaratë që nuk përmendi në asnjë rast gratë që miku i tij dyshohet se ka sulmuar seksualish. (Është një akt i vogël simbolik, por kjo më detyroi të jap dorëheqjen nga anëtarësia në këtë klub.) Lereni gjykimin të rrjedhë si ujërat, dhe drejtësinë si një përrua i madh, thotë Libri i Amosit në Bibël. Për Assange dhe për gratë që nuk kanë guxuar të heqin dorë nga lufta e tyre për drejtësi, kjo nuk do të ndodhte para se vinte koha./CapX–Bota.al