Vëllai tjetër i grabitësit të v.rarë, Aleksandër Murataj i cili po vuan dënimin në b.urgun 313, mohon faktin që Admiri ishte organizator i vjedhjes së 10 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit.
Ai u shpreh se nuk i është lejuar që të marrë pjesë në varrimin e të vëllait, ndërsa shtoi gjatë bisedës telefonike me “Report TV” se nuk e kishte takuar prej kohësh.
“Kemi kryer procedurat për të marrë pjesë në varrim, por Drejtoria e Përgjithshme nuk na lejon. Kam vite që nuk e kam takuar vëllanë, kam 2 vite në b.urg.
E kam parë vëllanë tij një muaj ose 2 muaj e gjysmë para se të a.rrestohej. Sekuestrimin e pasurisë e kanë bërë para se të më a.rrestonin mua.
Di aq sa shoh nga lajmet për vëllanë tim, që të jesh organizator dhe të v.ritesh nga policia apo nga tjetri, një që ka logjik nuk e quan organizator.
Unë di vetëm që është v.rarë, s’di kush e ka v.rarë. Nuk v.ritet njeriu sepse do policia. Unë kam jetuar 23 vite në emigracion. S’kam asnjë lidhje me Muratin”, tha Murataj.