Ka nisur takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut grek Alexis Tsipras.
Takimi po zhvillohet në Kroaci, në kuadër të takimit 16+1 iniciuar nga Kina.
Një javë më parë, Rama dhe Tsipras patën një bisedë telefonike për çështjen e pronave në jug të vendit.
Takimi i fundit Rama-Tsipras u zhvillua dy vite më parë gjatë punimeve të OKB-së, në Nju Jork.