sh-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë, Zef Brozi ka një thirrje për mazhorancën.
Përmes një komenti të tij Brozi shprehet mes të tjerash se e ashtuquajtura opozita e re në Kuvend po kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndërsa i bën apel mazhorancës të mos bëhet pengesë.
“I bëj apel mazhorancës të mos bëhet pengesë e Reformes Zgjedhore duke kundërshtuar ndryshimin e sistemit të sotem elektoral në nje sistem që duhet t’i kthejë popullit të drejtën për të zgjedhur deputetet e tij dhe Presidentin”, shprehet Brozi.
Komenti i plotë:
Kush po kembengul me aq kokefortesi per te mos e ndryshuar sistemin zgjedhor aktual i cili eshte sistem i PANDERSHEM e ANTIDEMOKRATIK?
Opozita e re Parlamentare qe duket se ka vizion Perendimor dhe vullnetin per te kontribuar ne te mire te vendit tone te dashur, me shume te drejte po kerkon ndyshimin e sistemit zgjedhor. Per fat te mire me votat e saj dhe te mazhorances mund te miratohen edhe ndryshime kushtetuese, edhe ligjet ne zbatim te Reformes ne Drejtesi, edhe Reforma Zgjedhore dhe cdo ligj tjeter.
I bej apel Mazhorances te mos behet pengese e Reformes Zgjedhore duke kundershtuar ndryshimin e sistemit te sotem elektoral ne nje sistem qe duhet t’i ktheje popullit te drejten per te zgjedhur
deputetet e tij dhe Presidentin.
Politikane te te gjitha perkatesive- Mos ia hiqni shanset Shqiperise per ne Bashkimin Europian!
Zef Brozi
Uashington, DC