Grabitja e bujshme këtë të martë në pistën e aeroportit të Rinasit ka përplasur analistët në studiot televizive.
Debati nisi mes Mentor Nazarkos, i cili akuzoi Andi Bushatin dhe Fatos Lubonjën në studion e “Të Paekspozuarit” në ‘News 24’ se po bëjnë letërsi politike dhe se për ngjarje të tilla të bujshme bëjnë të gjithë diturin, duke bërë fajtore direkt qeverinë.
Debati:
Mentor Nazarko: Ne nuk duhet të vuajmë nga sindroma e të gjithë diturit, veçanërisht kur janë çështje të tilla kaq të specializuara. Duhet të dëgjojmë shumë burime. Këtë po e them për Bushatin. Kjo ishte qasja ime. Çfarë tha zoti Prenci është shumë më serioze , akuzuese për qeverinë për rastin në fjalë se çfarë thotë Bushati, Lubonja apo unë. Shpeshherë ne bëjmë letërsi politike. Ne i bëjmë proces qëllimeve, e shpesh dalim në përfundim dhe themi qeveria e ka fajin.
Andi Bushati: Ti po thua të mos e gjejmë armikun? Ore ti ke mendim tëndin? Se fillove të flasësh duke bërë replikë me mua…
Mentor Nazarko: Jo, përkundrazi, ti e bën se e pe që unë po pyesja atë…
Andi Bushati: Ore hall të madh ke të mbrosh të pambrojtshmen…
Mentor Nazarko: Eee
Andi Bushati: Thuaj mendimin tënd, ç’ke me ne, duhet të na ulësh ne e të ngresh të tjerët.
Mentor Nazarko: Grandomania jote ka përmasa planetare.
Andi Bushati: Ore ty të kanë sjellë për kasap këtu?
Mentor Nazarko: Prit një sekondë, kasapi je ti që e pret qeverinë. Po e preve ti, mbaroi qeveria. Unë po them një gjë tjetër.
Andi Bushati: Epo edhe b…lëpirës nuk jam unë o Mentor.
Mentor Nazarko: Fakti që ti në këtë pjesë të jetës tënde ke vendosur të mos jesh b…lëpirës, kjo është çështja jote.
Andi Bushati: Se ka njerëz që e harxhojnë gjithë jetën.