Aktorja e njohur e “Baywatch”, Pamela Anderson sulmoi qeveritë britanike dhe ekuadoriane, pas arrestimit të themeluesit të WikiLeaks Julian Assange të enjten, dhe e quajti Donald Trump një “frikacak toksik i një Presidenti”.
Anderson, e cila hapi një blog për Assange dhe bëri udhëtime të shumta në ambasadën Ekuadoriane në Londër, gjatë qëndrimit shtatë vjeçar të australianit atje, e quajti atë një “hero”, në një seri postimesh në Twitter.
“Unë jam e shokuar pas lajmit se Ekuadori kishte revokuar azilin ndaj Assange, duke hapur rrugën për ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara, me akuza lidhur me një nga rrjedhjet më të mëdha të informacionit të klasifikuar”, tha aktorja 51-vjeçare, ish modelja e Playboy dhe organizuese e fushatave për të drejtat e kafshëve,
“Si mundet Ekuador? … Si mundeni ju në Mbretërinë e Bashkuar? “Shkruante ajo, duke shtuar,” keni nevojë për një për një diversion nga idiotësia juaj, e quajtur Brexit”.
Pamela Anderson ishte fotografuar shumë shpesh në ambasadën ekuadoriane në Londër, ku vizitonte rregullisht Julian Assange, të cilit i çonte edhe ushqime, ndërsa publikisht nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen ndaj tij.