Një deklaratë ka bërë në emisionin e tij, Artur Zheji deklaroi se ka informacione që viktima e grabitjes së Rinasit nuk është Admir Murataj.
Zheji tha në “360Gradë”, se ka informacione që viktima nuk mund të identifikohej dot për shkak të mollëzave të djegura.
Kujtojmë se viktima u identifikua në morgun e Tiranës nga bashkëshortja e tij, dhe varrimi do bëhet nesër në një fshat të Tropojës.
“Më kanë marrë disa burime dhe më kanë thënë se ai zotëria që është vrarë nuk është Admir Murataj. Sepse kishte mollëzat e djegura, nga këto gjurmë nuk identifikohet dot, kishte maskë dhe fotoja e tij doli shumë shpejt”, tha Zheji.