osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Basha e akuzoi si ortak në kompaninë e sigurimit të aeroportit, vjen reagimi i avokatit Bushi: Shihemi në gjyq!

Basha e akuzoi si ortak në kompaninë e sigurimit të aeroportit, vjen reagimi i avokatit Bushi: Shihemi në gjyq!

Avokati Eno Bushi ka reaguar pas akuzave që Luli lëshoi në drejtim të tij duke e etiketuar atë si bashkëpronar të kompanisë së sigurisë “ICTS Albania”.

Ai sqaron se ka qënë në vitin 2013 ortak në një kompani me emër tregtar të ngjashëm por kurrë nuk ka qënë aksioner apo administrator i kompanisë qe merret me sigurinë e aeroportin dhe nuk është marrë kurrë me atë punë.

Reagimi i plotë i Bushit:

Duke konstatuar zhurmën mediatike të ndezur nga mbrëmja e datës 10 prill e përgjatë gjithë ditës së sotme, me shkrime e deklarata për shtyp ku paraqiten lidhje imagjinare mbi shoqërinë përgjegjëse për shërbimin e sigurisë në aeroportin e Rinasit, për persona të lidhur me qeverinë e gjithfarë fantazish të tjera, vetëm e vetëm për të përdorur politikisht apo mediatikisht një ngjarje kriminale e për përfitime të qarta kredoje politike, dua të sqaroj me fakte e prova se e gjithë kjo zhurmë e përdorim të emrave e personave që kanë jetën e tyre private e punojnë ndershmërisht, bëhet vetëm për të krijuar idenë e rreme e për të ndikuar opinionin publik me synimin e qartë për të përfituar kredo politike.

Së pari, shoqëria që kryen shërbimin e sigurisë së brendshme në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas, për llogari të koncesionarit “TIA” sh.p.k., është shoqëria “ICTS Albania” sh.p.k., regjistruar si shoqëri tregtare në datën 31/03/2005 me NIPT K51613031O. Sic pasqyrohet qartë në të dhënat e publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit për këtë shoqëri, objekti i veprimtarisë së saj është pikërisht kryerja e këtij shërbimi dhe ortaku i vetëm i kësaj shoqërie ka qenë dhe është vetëm shoqëria e huaj e emërtuar “ICTS Europe”.

Në këtë shoqëri as kam qenë ndonjëherë ortak e as administrator i saj.

Së dyti, në datën 13/03/2009 është regjistruar shoqëria “ICTS Albania – Integrated Services” sh.p.k. me NIPT K91513022Q. Objekti dhe veprimtaria e kësaj shoqërie është ajo në fushën e shoqërive private të ruajtjes e sigurisë fizike duke qenë e licencuar për ushtrimin e kësaj veprimtarie sipas ligjit nr. 8770, datë 19.4.2001, “Për shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike”, tashmë rregulluar nga Ligji 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.

Në këtë shoqëri kam hyrë si ortak në shkurt të vitit 2013 duke zotëruar 25% kuotave e duke u emëruar edhe në detyrën e administratorit të kësaj shoqërie nga data 11/03/2013.

Në dhjetor të vitit 2016 jam larguar nga pjesëmarrja si ortak në këtë shoqëri duke transferuar kuotat e zotëruara tek ortaku tjetër i kësaj shoqërie dhe njëkohësisht duke u larguar edhe nga pozicioni i administratorit të saj.

Theksoj se shoqëria “ICTS Albania – Integrated Services” sh.p.k. me NIPT K91513022Q, jo vetëm që është një person juridik i ndryshëm tërësisht nga shoqëria “ICTS Albania” sh.p.k. me NIPT K51613031O, por edhe veprimtaria e tyre është tërësisht e ndarë dhe e ndryshme, pa asnjë lidhje midis veprimtarisë së tyre respektive. Kjo për faktin se në bazë të ligjit për dhënien në koncesion të aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, si dhe kuadrit rregullator e normativ në fuqi për sigurinë aeroportuale, shërbimi i sigurisë së brendshme në këtë aeroport mund të kryhet vetëm nga një shoqëri e cila ka eksperiencë në këtë fushë dhe nuk mund të jetë shoqëri që kryen veprimtarinë sipas ligjit “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.

Nga ana tjetër, Ligji 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike” përcakton shprehimisht se shoqëritë e organizuara e që ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas këtij ligji nuk mund të kryejnë aktivitetin e shërbimit të sigurisë së brendshme në aeroporte.

Ngatërrimi që bëhet në media e nga persona të caktuar midis këtyre dy shoqërive, nisur nga përafërsia në emërtimin e tyre, është e qartë se është i qëllimshëm dhe vetëm për kredo politike. Ky qëllim i qartë për të krijuar situata e marrëdhënie të paqena, mund të konstatohet qartë nga fakti se edhe pse në media shfaqin të dhënat nga QKB, këto të dhëna i shfaqin jo të plota por të shkëputuara dhe pa treguar ndryshimin dhe faktin se janë dy shoqëri të ndryshme. Akoma më shumë duke mos treguar se Eno Bushi nuk është ortak i “ICTS Albania – Integrated Services” sh.p.k. me NIPT K91513022Q qysh nga viti 2016 dhe as ka qenë e as është ortak apo administrator i “ICTS Albania” sh.p.k. me NIPT K51613031O.

Pra, edhe pse i dinë e i kanë këto fakte, i shtrembërojnë e i shfaqin qëllimisht të ndryshme. Për më tepër e njëjta situatë e përhapje e këtyre lajmeve të rreme ka ndodhur edhe në vitin 2016, por edhe pse u sqaruan në atë kohë faktet e sipërcituara dhe dihen nga media, si dhe nga po këta që sot shpifin, përsëri vijojnë të shpifin në mënyrë të qëllimshme.

Gjithashtu, spekullimi që bëhet në këtë kontekst me ushtrimin e profesionit të avokatit prej meje nga viti 2001 e në vijim, për faktin e pjesëmarrjes time si avokat në periudhat e zgjedhjeve të mëparshme në KQZ e në Kolegj Zgjedhor në krah të Partisë Socialiste, përdoret qëllimisht për të krijuar idenë e rreme të përfshirjes së politikës në situata e marrëdhënie të paqena, por që inskenohen në mënyrë të paturp.

Sqarimi më i plotë e më i drejtë i situatës do të bëhet prej meje në gjykatë ku do të kërkoj dënimin e shpifësve dhe përgënjeshtrimin prej tyre të këtyre sajesave të përhapura jo vetëm ndaj meje.