osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

LSI dhe Çizmja përfundimisht në rrugë, zëvendësohen të gjithë mandatet në parlament

LSI dhe Çizmja përfundimisht në rrugë, zëvendësohen të gjithë mandatet në parlament

Vendimi që mori Monika Kryemadhi për të djegur mandatet e deputetëve në Kuvend, ishte një vënie zjarri për partinë që ajo drejton. Data 16 shkurt 2019, do të hyjë në historinë e kësaj partie, si data që nisi shpërbërjen dhe zhdukjen e LSI, e njëkohësisht të gjithë atyre që veshën ngjyrat e saj.

Pa u mbushur ende dy muaj, LSI ka pasur rrjedhjen më të madhe të kandidatëve nga listat zgjedhore, duke u identifikuar kështu si partia që ka prodhuar më shumë “tradhtarë”. Deri më 9 prill, LSI-së i kanë ikur 13 deputetë dhe duke parë këto ritme, deri më zgjedhjet e qershorit do të jenë plotësuar të gjithë vendet e kësaj partie në Kuvend, duke formuar kështu një parti të re, e duke nxjerrë jashtë loje atë ekzistuesen, që në mënyrë indirekte u bë shkak për opozitën e re.

Pavarësisht thirrjeve dhe kërcënimeve nga kryetarja Monika Kryemadhi dhe eksponentë të tjerë afër, deputetët që kanë hyrë në Kuvend janë: Edmond Rrushi, Aurora Mara, Enver Roshi, Ylli Shehu, Edlira Hyseni, Elda Hoti, Ediola Braho, Ralf Gjoni, Nimet Musai, Enada Koçiraj, Amra Borova, ndërkohë që një tjetër emër, Eugen Bojaxhiu ka pranuar mandatin.

Kujtojmë që brenda Kuvendit është edhe Lefter Koka, i vetmi deputet nga LSI, i cili nuk pranoi që ta digjte mandatin. Ai doli kundër gjithë drejtueseve të kësaj partie, pavarësisht se në kohën që Meta “flirtonte” me Berishën, duke ndarë bashkë pushtetin, ka mbajtur poste të larta, edhe atë të Ministrit të Mjedisit.

Në zgjedhjet e 2017, me anë të blerjeve dhe premtimeve, Monika Kryemadhi mori 19 mandate, duke u renditur e treta parti në Shqipëri. Duke qenë se nuk mori asnjë mbështetje nga PS për të hyrë në qeveri, pasi ishte e panevojshme për të, i mbeti që të bëjë opozitën me PD, me shpresën se do të krijohet mundësia për të ardhur në pushtet. Por ambicia e pakufizuar, po e çon drejt dështimit.

Tashmë askush nuk e ndal dot as shpërbërjen e LSI, as Reformën në Drejtësi, as llogaridhënien para drejtësisë nga çifti Meta- Kryemadhi. Ashtu sikur, askush nuk e ndal dot zëvendësimin e plotë të deputetëve të LSI në Kuvend. Janë vetëm 6 mandate të deputetëve për t’u plotësuar, për t’i dhënë goditjen përfundimtare kësaj partie.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, nuk do të dëgjoni më për Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Monika Kryemadhin. Partia e ngritur me paratë e vjedhura nga Meta, do të zhduket sa hap e mbyll sytë, ashtu siç u krijua, duke u kthyer në një histori të hidhur për pluralitetin politik.