osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Xhaçka: Nuk jemi në luftë të njoftojmë Presidentin! Ja pse ushtria duhet në aeroport

Xhaçka: Nuk jemi në luftë të njoftojmë Presidentin! Ja pse ushtria duhet në aeroport

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha për vendosjen e ushtrisë për ruajtjen e perimetrin e sigurisë së aeroportit të Rinasit, pas grabitjes së 10 milionë eurove, ku tha se nuk është cënuar në asnjë pikë kushtetuta. Ministrja tha se Presidenti nuk ka pse të njoftohet, pasi nuk bëhet fjalë për cënim të sigurisë kombëtare por për cënim të sigurisë së një objekti të rëndësisë së veçantë, siç është aeroporti.

“Nuk ka debat kushtetutes, nuk po shkojmë në luftë. Nuk ka dislokim trupash ushtarake. Nuk kemi situatë të cënimit të sigurisë kombëtare ku do duhej të kishim marrë miratim të parlamentit (jo të presidentit), kemi vetëm cënim të sigurisë së një objekti të rëndësisë së parë, nuk kemi cënim të kushtetutës”, tha ministrja sot në një deklaratë sot nga Aeroporti i Rinasit ku inspektoi trupat e policisë ushtarake që janë të vendosura në rrethimin e aeroportit dhe jo brenda tij.

Ministrja e Mbrojtjes, tha se Policia Ushtarake është e detyruar të marrë këto masa, pasi sipas ligjit, duhet të garantohen të gjitha objektet që janë në funksion të NATO-s.

“Gjysma e pistës është infrastrukturë ushtarake, i takon komandës ajrore. Këtu ulen edhe avionë ushtarakë, kemi prezencë ushtarake edhe në Aviacionin Civil. Nuk po diskutojmë dislokim trupash, por marrje të masave të sigurisë të një infrastrukture ushtarake. Policia jonë ushtarake e ka për detyrë një gjë të tillë, me sinjalizim të komandave, jo me sinjalizim të ministrit, shtabit, apo aq më pak presidentit. Është ngjarje e përsëritur, që po hetohet. Deri në moscënimin e aeroportit ne do të jemi këtu. Ligji na detyron të garantomë objektet që janë në funksion të NATO-s”, – u shpreh ministrja, e cila nuk la pas edhe një mesazh politik për liderin demokrat Lulzim Basha.

“Lulzim Bashës nuk i mësojmë dot si të lexojë kushtetutën, nëse do e kishte lexuar si duhet nuk do e kishte djegur si kalli opozitën. Ka një ligj ka një marrëveshje me aeroportin e Rinasit për përdorim të përbashkët, për marrje masash për siguri të përbashkët. Gjysma e pistës është infrastrukturë ushtarake. Policia ushtarake do ruajë perimetrin e sigurisë së aeroportit, jo për të hyrë brenda, është praktikë që është ndjekur në vende të tjera”, përfundoi ministrja.

Vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë në ruajtje perimetrin e sigurisë së aeroportit të Rinasit pas grabitjes së bujshme të rreth 10 milionë eurove në pistën e avionëve, solli reagimin e Presidentit Ilir Meta. Kreu i shtetit kërkoi sot informacion nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, se kush është baza ligjore të cilës i është referuar për të vendosur efektivët e Policisë Ushtarake dhe Batalionin e Forcave të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportin “Nënën Tereza”.

Ndërkohë dje, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se prezenca e ushtrisë në aeroportin “Nënë Tereza” është në kundërshtim me ligjin dhe e konsideron si një grusht shteti.