osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Balluku zbardh gjobat ndaj koncensionarit kinez, çfarë i kërkoi qeveria pas grabitjes së parë brenda aeroportit…Si duhej të ishte siguria dhe si është!

Balluku zbardh gjobat ndaj koncensionarit kinez, çfarë i kërkoi qeveria pas grabitjes së parë brenda aeroportit…Si duhej të ishte siguria dhe si është!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se koncensionari i aeroportit të Rinasit, është gjobitur disa herë për shkelje të kushteve të kontratës për sigurinë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, të vetmin në Shqipëri.

Ministrja Balluku tha se koncensionari kinez i ka paguar gjobat, por nga ana tjetër nuk do të përmbushë kushtet e sigurisë. Gjobat kanë qenë në vlerën 5 qind mijë lekë të reja – tha ministrja Balluku në një konferencë për mediat nga ambientet e aeroportit të Rinasit.

“Reagimi i djeshëm i koncensionarit që i tregon shtetit se si i ka plotësuar kushtet, është fyues për ne. Janë marrë masa administrative 5 qind mijë lekë të reja është penalizimi, dhe janë marrë këto masa”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se koncensionarit i është kërkuar që rrethimi i aeroportit të jetë sa më i lartë, duhet të jetë betoni dhe jo me rrjet, rrethim i trashë dhe i paprekshëm!

“Gjithmonë janë bërë modifikime të vogla, po ju jap rastin e derës a nga e cila ka ndodhur problemi në 2016. Kushtet e sigurisë janë bërë në mënyrë sipërfaqësore nga koncensionari.

Është premtuar gjithmonë, do i bëjmë për x ditë, për 60 ditë, ose gjithmonë kanë bërë plotësime minimale të kushteve, për të mos u ndëshkuar.

Nuk e prisnim që kjo ngjarje të ndodhte, megjithatë shteti ka qenë i vëmendshëm, dhe sic e patë reagimi i Policisë së Shtetit, ka qenë brenda sekondash, se përndryshe do kishim të njëjtën histori që personi që u vra nga policia do na rikthehej pas 6 muajsh.

Më parë kamerat e sigurisë në aeroportin e Rinasit nuk punonin, dhe janë përdorur kamerat e Albcontrol, kamerat për ulje ngritjen e aeroportit. Sot, koncensionari ka marrë masa, ka vënë kamera sigurie, por janë masa të pamjaftueshme”, tha Balluku.

Një tjetër kërkesë konkrete që i është bërë koncensionarit kinez të aeroportit të Rinasit, tha ministrja Balluku – është që të identifikohen të gjitha makinat e aeroportit përmes çipeve, dhe të ketë një sallë monitorimi që në momentin që preket gardhi rrethues, të jepet sinjali.

“Nga ç’duket koncensionari nuk është i interesuar të investojë për sigurinë në aeroport, duke cënuar sigurinë kombëtare”, tha Balluku.

Ministrja tha se për këtë situatë ka kërkuar të komunikojë me presidentin e koncensionarit kinez, i cili mbërrin sot në Tiranë. “Situata nuk ma lejon të ulem më me menaxhmentin e TIA-s që ka treguar mungesë profesionalizmi”, përfundoi Balluku.