Janë betuar sot tre deputetët e rinj në Kuvend, si kusht për të ushtruar mandatin e tyre, pas vakancës së krijuar nga opozita, PD dhe LSI.
Bëhet fjalë për deputetët Korab Lita, i cili vjen nga Partia Demokratike, Qarku Tiranë. Lita ishte i 21-i në listën e deputetëve të PD për Tiranën dhe zëvendëson ish-deputetin Dashamir Shehi.
Deputeti i dytë, Arlind Çarçani vjen nga radhët e PD. Ai ka qenë në listën e kandidatëve për deputet në Qarkun Korçë. Deputeti i tretë që u betua sot në Kuvend është Halil Jakini , që vjen nga radhët e PD-së, qarku Dibër. Totali i deputetëve në Kuvend shkon në 102.