osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tragjedia e Gërdecit/ Nëna e Erison Durdës tregon momentet e fundit me djalin e saj… që ja morën padrejtësisht

Tragjedia e Gërdecit/ Nëna e Erison Durdës tregon momentet e fundit me djalin e saj… që ja morën padrejtësisht

Erison Durda ishte vetëm 7 vjeç e gjysmë, në 15 marsin e vitit 2008.

Ai ndodhej shumë pranë fabrikës së demontimit të municioneve kur shpërtheu dhe mori plagë të rënda djegieje në të gjithë trupin.

Pas 18 ditëve betejë me vdekjen, në një spital në Brindizi të Italisë, më 4 prill mbylli përgjithmonë sytë, duke u kthyer tragjikisht në një nga 26 viktimat e shpërthimit të Gërdecit.

Ai ishte një fëmijë i shëndetshëm dhe energjik. Nxënës me nota shumë të mira, i klasës së parë.

Po aq të mira i kishte marrëdhëniet edhe me lojërat dhe biçikletën.

Madje, atë mesditë po bënte garën e radhës me shokët, derisa shpërthimi në fabrikën e demontimit në Gërdec do t’a çonte drejt një gare… që nuk e fitoi!

Zamira Durda, nëna e tij, prej 10 vitesh kërkon drejtësi për të birin, ndërsa kujton bisedën e fundit me të.

“Vjersha e fundit që më ka thënë ishte kur u takova me të në spital.

Më thoshte doktori foli djalit gjatë gjithë kohës, që të rrinte zgjuar.

Kur e pyeta për detyrat, mbaj mend që më tha se e kishin lënë Abetaren te ‘thuthuqi’ e menjëherë kaloi në gjendje kome për të mos u zgjuar më”, rrëfen Zamira.

Erisoni kishte dhe një ëndërr.

“Gjatë mësimeve, kur e pyesja se çfarë donte të bëhej kur të rritej, më thoshte se donte të bëhej president, që të shpëtonte Shqipërinë, por nuk arriti as të rritej”, kujton Zamira.

10 vjet nga vdekja e tij dhe 25 personave të tjera, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Fatmir Mediu etj, jo vetëm që nuk ndodhen në burg, por kapardisen ca në parlament e ca duke bërë pushime luksoze anembanë botës.

Por, gjaku i atyre 26 të pafajshmëve thërret për drejtësi, dhe në mos një ditë, ajo do të bëhet, në një mënyrë apo në një tjetër.