Gazetari Enton Abilekaj, dhe analisti Frrok Çupi kanë disktuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, në RTV ORA, në lidhje me situatën në vendin tonë.
Abilekaj, ka thënë se vendi është në krizë, ndërsa Çupi ka shtuar se vendi nuk është në krizë dhe nuk plotësohen kushtet e krizës.
Debati në studio:
Çupi: Unë mendoj se nuk ka krizë. Ne i themi krizë sapo ka një problem. Krizë shteti do të thotë që Kushtetuta, të ketë pësuar goditje, do të thotë që territori të ketë pësuar goditje, popullsia të ketë pësuar goditje, nga lufta ose diçka tjetër. Ne nuk kemi krizë, ne kemi një problem të një foshnjërie politike, kemi një problem që lidershipi i opozitës, nuk rri dot në atë pozitë. Kemi problem vetë lidershipi e ka mbyllur ciklin.
Abilekaj: Këto janë opinionet e tua, ne po flasin a është në krizë apo jo.
Çupi: Po nuk është në krizë, nuk flitet me përralla kot. Sepse duhet të njohësh shtetin, ti nu ke ke studiuar shtetin kurrë.
Abilekaj: Si nu ke kam studiuar unë shtetin?
Çupi: E di shum mirë se të kam marrë në punë.
Abilekaj: S’më ke marrë asnjëherë në punë.
Çupi: Po të kam rritur ore, të kam mësuar se si shkruhet.
Abilekaj: Mos gënje më.