Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas marrjes së aeroportit të Rinasit në mbrojtje nga ushtria, gjë të cilën e quajti antikushtetuese dhe provë të kapitullimit para krimit.
Por gjatë fjalës së tij, Basha ngatërron ditën se kur ka ndodhur grabitja, duke iu referuar sikur kishte ndodhur sot.
Ai tha: “Njeriu që solli krimin në qeveri dhe në Parlament, dhe për të mbrojtur aferat e tij me krimin shkatërroi drejtësinë dhe policinë shqiptare është përgjegjësi kryesor për ngjarjen më të rëndë të sigurisë kombëtare, që në mënyrë të përsëritur ndodhi sot në Rinas, cënimi i sigurisë përmes grabitjes së armatosur të linjës ndërkombëtare Tiranë-Vjenë”.
Por realiteti është ndryshe, ngjarja ndodhi ditën e djeshme.
Kryetari i PD-së, nuk e ka për herë të parë me gafat, apo lapsuset e tilla. Pasi kujtojmë se ai është shprehur edhe se 7×7 bëjnë 42, apo edhe kur 2 ditë më parë në vend që të thoshte protesta e 13 Prillit, tha e 13 shkurtit.