Efektivët e Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave të Armatosura kanë blinduar këtë mbrëmje aeroportin e Rinasit, menjëherë pas urdhrit të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Siç mund të shihet dhe në video, prej mbrëmjes së sotme forcat e ushtrisë shqiptare janë vendosur në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”, një ditë pas grabitjes së 10 milionë eurove, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, gjatë përplasjes me policinë.
Më herët, kryeministri Edi Rama deklaroi se kompania kineze ka dështuar për ruajtjen e sigurisë së aeroportit dhe nga sot shteti do të marrë në dorë ruajtjen e sigurisë së brendshme dhe të perimetrit të sigurisë së aeroportit.