osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse në Shqipëri v.ritet çdokush, por jo politikanët?!

Pse në Shqipëri v.ritet çdokush, por jo politikanët?!

Nga Kreshnik Spahiu

Çudia për grabitjen e 10 milion eurove do zgjas edhe tre ditë por jo më shumë!

Në Shqipëri ka ndodhur çdo gjë që shkon përtej imagjinatës njerëzore, por zhurma nuk zgjat më shumë se dita e tretë!

Del një katundar dhe vjedh 3 banka në total (20 milion euro), por në fund i fusin një koqe p.lumb që të humbasin gjurmët.

Vendi është pushtuar nga një gamë dhe dinamikë vjedhjesh, grabitjesh dhe v.rasjesh. Kronika e zezë me k.rime nga më të ndryshme ndodhin çdo ditë pa limit. V.rasje brenda familjes, vëllai me vëllanë, e dikush gruan, tezen, gjyshin apo farefisin.

V.rasje edhe për shkak detyre, v.rasje policësh, prokurorësh, gjyqtarësh por dhe avokatësh. Pyetja shtrohet pse nuk v.riten politikanë apo i do populli shumë dhe i mbron?
Sigurisht jo, sepse ata janë kategoria më e urryer, por ka disa shkaqe dhe rrethana pse krimi nuk godet politikën:

1- Pjesa më e madhe e politikanve janë ushtarë dhe s’kanë asnjë vlerë në vendim-marrje. Një pjesë e madhe janë aq anonim sa as lagjia nuk i njeh.

2- Populli ynë që pretendon se shquhet për trimëri ka demonstruar të kundërtën. Mjafton tu përmend që asnjë ish-burgosur politik nuk u hakmorr ndaj komunistëve, ish prokurorëve apo ish sigurimsave që i kalbën në burgje.
Troç populli shqiptar ka fobi nga politika.

3- Liderët kryesor që urrehen nga populli ruhen shumë dhe nuk bëjnë jetën e qytetarëve normal. Berisha, Rama, Basha dhe Meta nuk u zbret b*tha nga makinat e blinduara dhe shumë shumë rrallë mund ti rastisësh në ndonjë lokal. Ata ruhen më shumë se sa kryemafiozi Pablo Escobar!

4- Secili prej 4 emrave të mësipërm e përdorin partinë politike si bandë dhe tregojnë forcën. Koha e organizimeve intelektuale ka më shumë se një dekadë që ka mbaruar. Madje madje, shfuqizimi i sistemit mazhoritar me kandidat në zona me sistemin propocional, shkaktoi mbushjen e listave dhe parlamentin me analfabetë, trafikantë, vrasës, etj.

5- Krimi ordiner ka frikë dhe nuk e kruan me politikanët, ndërsa krimi i organizuar i ka bërë ortakë. Të gjithë kemi jetuar në Tiranë dhe i njohim me gishta të fortit. Secili prej tyre dihet publikisht se ku e çon zarfin.

6- Deri tani ka ekzistuar një marrëveshje e pashkruar, por që e dinë mbarë Shqipëria: Berisha-Basha-Rama-Meta nuk ngacmojnë bizneset dhe familjet e njëri-tjetrit.

Edi Rama “bëri” sikur guxoi duke i prishur 2 pallate Bashës por në kohën që po shpërthente tritoli, i telefonoi dhe i tha: “Me ty do e zgjidh ndryshe. Do të të kompensoj 14-fish. E kam për imazh”.

E pra harrojeni që në Shqipëri të ketë edhe për ca kohë v.rasje politike!

Ata i kanë ndarë “bajraqet dhe plaçkën e vjedhur.” Tashmë u duhet, ta ruajnë, ta qarkullojnë, ta pastrojnë dhe në fund ta trashëgojnë tek fëmijët e deri tek stërnipat.

Deri sa të kenë marrëveshje të heshtur, nuk do ketë v.rasje politike. Nëse dukush prej tyre do çedojë, atëherë “paqia” përfundon.

Fundja a nuk e patë që edhe djegia mandateve erdhi direkt pas seancës kur këta u shanë nga gratë dhe fëmijët?

Për një vizë amerikane dhe një pyetje në prokurori dogjën mandatin, po sikur largqoftë të ndodh t’i burgosësh ose ti sekuestrosh pasuritë???

Atëherë do të shihni si do i marrin pushkët ndaj njëri-tjetrit.

Sot për sot nuk i rrezikon askush kapot e politikës! Sa për kritika mediatike si ky artikulli im, ata jetojnë 200 vjet.

A nuk e shikoni që gjithë bota është kundër kësaj klase të inkriminuar, por atyre nuk ju lëviz qerpiku.

Fundja çdo humbasin? Asgjë!

Jelekun anti-plumb e veshin si ky tullaci i Rinasit. I fusin sipër dhe një kollare, e më pas dalin në konferenca shtypi.