Ilir Meta reagoi për ngjarjen e rëndë në Rinas, ku u grabit një shumë që thuhet se është 10 milion euro, nga tre banka të nivelit të dytë.
Për kreun e shtetit, në cilësinë edhe të Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kjo ngjarje është e rëndë dhe e papranueshme, në kushtet kur është përsëritur edhe më parë, dhe se ka cenuar sigurinë kombëtare.
“Si president i Republikës e konsideroj ngjarjen cenim serioz të sigurisë kombëtare, të rendit publik dhe imazhit të vendit tone”, nënvizoi Meta.
Ai solli në vëmendje mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në maj të 2018-ës ku u evidentuan problemet e sigurisë në Aeroportin e Rinasit.
Pika e tretë e axhendës së këtij takimi ishte pikërisht raporti për pikat strategjike portuale dhe aeroportuale të Republikës së Shqipërisë.
Kam ngritur shqetësimin lidhur me mungesën e përgjegjësive të qarta që viheshin re mbi garantimin e sigurisë në aeroportin Nënë Tereza, mangësitë në akses dhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në raste rreziku”, deklaroi Presidenti.
Kreu i shtetit kërkoi kapjen e autorëve dhe gjetjen e parave të grabitura, por po ashtu edhe përgjigjësit. Pior është pikrisht Ilir Meta ish zv. kryeministër që i bënë gjëmën shqiptarve duke u a dhënë aeroportin e Rinasit me koncension të huajve vetëm për 25 milion euro q♪7 kushtonte ndërtesa sepse pjesa e pistët dhe e akomodimit të avionëve kurrë nuk ndryshoi.