Dua Lipa po shijon një periudhë të suksesshme në jetën e saj, por ndonjëherë jo të gjitha shkojnë siç duhet. Teksa ajo po shijonte turin e koncerteve së bashku me Bruno Mars, diçka ka ndodhur dhe asaj i është dashur ti lërë ato përgjysëm.
Duas po i dalin dhëmballët e pjekurisë, dhe mesa duket si shumë prej jush edhe ajo po i përjeton me shumë dhimbje. Këtë e ka shprehur vetë këngëtarja, ku shkruan:
“Më vjen shumë keq që më duhet të anuloj disa nga shfaqjet me Bruno Mars. Kam performuar me dhembje të tmerrshme për shkak të dhëmballëve të pjekurisë dhe dentisti dhe mjeku më kanë thënë që duhet t’i heq menjëherë. Po e shijoja kaq shumë këtë turne dhe jam kaq e mërzitur që jeta më solli këtë, por me shpresë do të shërohem shpejt dhe do të rikthehem sa më shpejt që të mundem. Faleminderit për mirëkuptimin.”-ka shkruar këngëtarja në Instagram.