osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

FOTO/ Zbardhet skema e grabitjes së djeshme në Rinas, kompania austriake ndalon transferimin e parave nga Tirana

FOTO/ Zbardhet skema e grabitjes së djeshme në Rinas, kompania austriake ndalon transferimin e parave nga Tirana

Një ditë pas ngjarjes operimi i Aeroportit të Rinasit ishte si zakonisht, për sa i përket pjesës së transportit të pasagjereve. Shtimi i forcave të sigurisë pranë terminalit dhe përqark aeroporti është i dukshëm.

Tani për tani koncesinari nuk ka reaguar. Pikëpyetjet janë të mëdha për mënyrën se si u arrit që në një pikë kufitare, me nivel sigurie të lartë si ajo e Rinasit të futej një grup i armatosur.

Nisja e grabitjes ka ndodhur në një pikë mjaft të frekuentuar, ajo gjendet mes dy parkingjeve ndërkohe që ndodhet shumë pranë edhe komandës së Forcave Ajrore.

Para portës që u përdor nga grabitësit për tu futur në pistën Aeroportit të Rinasit janë rivendosur blloqet e betonit, regjimi i sigurisë vazhdon i njëjtë, ndërkohe rreth e qark perimetrit të aeroportit po patrullohet me makina policie.

Edhe porta veriore e pistës së aeroportit, e cila shërbeu për largimin e grabitëseve është kyçur në të njëjtën mënyrë si më parë, ndërkohe në tokë kanë ngelur gjurmët e rrotave të furgonit të përdorur në ngjarje.

Gjithë kohës ka mjete policie që kalojnë, madje janë kryer dhe veprime të tjera procedurale në terren. Lajmi për grabitjen e Rinasit ka bërë xhiron e medieve të botës.

“Në momentin e ngjarjes në bordin e avionit ‘Airbus 320’ ndodheshin 134 pasagjerë”, shkruan gazeta gjermane ‘Bild’.

Kompania ajrore austriake avioni i së cilës ishte objekt i grabitjes ka qenë e para që ka ndërmarrë masa vetjake sigurie për transferimin e vlerave monetare cash nga Aeroporti i Rinasit për jashtë shtetit.

Pas grabitjes zëdhënësja e “Austrian Arlines”, Tanja Gruber ka deklaruar për AFP-në se kjo kompani ajrore nuk do të kryejë më transferime të parave cash nga Tirana drejt Vjenës.

Ndërkohe Ministria e Infrastrukturës vazhdon t’i qëndrojë deklaratës së bërë ditën e grabitjes nga ministrja Balluku, e cila tha se shteti do të flasë qartë dhe do të veprojë me të gjithë fuqinë për të garantuar funksionimin normal të të vetmit aeroport ndërkombëtar të vendit./TCH