Pak pas aksidentit fatal në Shkodër, ku dy makina u përplasen me njëra tjetrën, policia bën me dije se të paktën 5 persona mbetën të plagosur dhe dy të vdekur.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, ku janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit Emanuela Perjaku 23 vjeç, Jak Perjaku 28 vjeç, Pjeter Zefi 66 vjeç, Beta Mata 32 vjeç dhe Lufti Kubaçi 55 vjeç.
Të lënduarit u dërguan u dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa mësohet se janë ende nën kujdesin e mjekëve
Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase për të cilat akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.