Vëllai i Admir Murataj u shpreh për median, se Admiri ka qenë një vegël, pasi sipas tij organizator nuk v.ritet.
Në një deklaratë të shkurtër për median teksa priste të tërhiqte trupin e pajetë nga morgu, Cen Murataj tha se lajmin për v.rasjen e vëllait të tij e mori vesh nga mediat dhe se nuk njihte asnjë nga shokët e tij.
“Lajmin e mora vesh nga mediat, ne nuk njohim asnjë nga shokët e tij, por do i shohim kush janë shokët, ata që e lanë në rrugë.
U tha se Admiri ishte organizatori, por organizatori nuk v.ritet.
Tani na intereson të shohim se çfarë ndodhi, tani do e shohim sa organizator është, ai ka qenë vegël, ta shohim”- ka thënë Cen Murataj.
Pyetur nga media se vegël e kujt, ai nuk ka ditur t’i japë një përgjigje. “Diçka duhet të jetë, organizatori nuk v.ritet, por nuk e dimë se nga është përdorur”.
Ju tha policia se si u v.ra, nga policia apo shokët? Nuk kemi asgjë të saktë, dimë që thonë e kanë hedhur shokët e vet.
Vëllai jetonte në Kamëz, por ishte në kërkim? Nuk e besoj, unë prej dy vitesh nuk komunikoja më vëllanë.