Nga Av. Romeo Kara
Nuk ka dy pa tre.
Sot gjykata penale e Tiranës, me shpalli perseri fajtor per shpifje ndaj te birit te Saliut.
Ky ishte nje vendim jo i papritur, nga nje gjykate qe vendim nuk i jep në emer te ligjit apo Republikes se Shqiperise, por ne emer te Saliut.
Kjo verteton ate qe une e kam thene se, Sali Berisha nuk eshte vetem nje person por mbi të gjitha eshte nje sistem antishtet, antiligjor, qe ka marre peng nen perdorimin e tij te gjithe strukturen shteterore, ku spikat me se shumti sistemi i (pa)drejtesise.
Gjykatesi i radhes Ardian Kalia, me sherbimin qe i beri Saliut, e radhiti veten perkrah sejmeneve te tjere Ahmet Metaliaj dhe Gerd Hoxha.
Asgje nuk mbaron ketu.
Nese gjykatat e marre peng mbaruan ketu, drejtesia e Zotit jo.
Ajo na shtyn te perballemi me zoterinjte shtypes dhe sejmenet e tyre.
Furtuna e padive për shpifje karshi meje, si dhe manipulimet e proceseve të tjera gjyqesore qe synojne burgosjen time, nuk do t’ia arrije kurre qellimit te saj.
Kaloresit e zinj te Saliut, Ardian Kalia, Gerdi Hoxha, Ahmet Metaliaj, Agron Gjana, Silvana Lule etj, i vune vetes njollen e turpit, njollen e sherbetorit duke thyer cdo kod nderi e ligji.
Keto jane denime qe ushqejne akoma me teper revolten perkunder zoterinjve shtypes e hajdute te fondeve publike, te cilet ne dhe ligji i pranuam për sherbetore publike.
Sistemi i se liges, me arkitekt kryesor Sali Berishen, ka 30 vjet qe ka marre peng kete vend dhe kete popull, duke vjedhur, vrare e prere, shtypur e shfrytezuar neve dhe cdo resurs tonin dhe duke e kthyer parajsen Shqiperi në nje ferr ku njerezit kane për zgjidhje vetem braktisjen e vendit.
Eshte detyre karshi Zotit, vetes, familjes dhe vendit perballja me kete sistem padrejtesie te zoteruar nga ortakeria pozite-opozite.
Gjykatat e Saliut dhe e gjithe birbove te ketij vendi, mund te me mbuloje me të gjitha denimet e mundshme, por kurre, kurre dhe kurre, nuk do te mund te marre fytyren time dhe shpirtin tim, por perkundrazi nxit me teper perbuzjen dhe neverine time karshi saj.
Saliu dhe gjykatat me keto vendime po certifikojne humbjen e tyre.
Ato nuk jane me te qeta dhe ta kontrollojne situaten pa u prononcuar dhe dale hapur sic edhe po dalin.
Ato me keto denime po shprehin hapur deshperimin e tyre, lidhur me nje të ardhme qe premton te jete fundi i tyre.
Do vazhdoj edhe me i vendosur dhe me i motivuar dhe i bindu ne fitore, në rrugen time të perballjes pa kompromis me te keqen e ketij vendi.