Familjarët kanë konfirmuar se grabitësi që mbeti i v.rarë dje në Rinas është shtetasi Admir Murataj. Mësohet se vëllai i tij dhe bashkëshortja kanë hyrë në ambjentet e morgut, ku kanë identifikuar trupin e pajetë.
Ata kanë deklaruar se personi i v.rarë është Murataj, duke kërkuar përshpejtimin e procedurave për të marrë në banesë k.ufomën. Bashkëshortja e v.iktimës është shprehur se nuk është e nevojshme që të kryhet ADN-ja, pasi ajo mund ta konfirmojë.
Vëllai i Admir Muratajt ka deklaruar, se prej dy vitesh nuk kanë pasur asnjë kontakt me të. Ai tha se lajmin e kanë mësuar nga mediat.
“Nuk kemi pasur lidhje me të prej 2 vitesh dhe nuk e dimë ku ndodhej”, tha ai.
Murataj u e.kzekutua ditën e djeshme gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, pas grabitjes së rreth 10 milionë eurove.