osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush është krahu i djathtë i Xhelal Mziut, deputeti që bën kërdinë me galeritë e kromit

Kush është krahu i djathtë i Xhelal Mziut, deputeti që bën kërdinë me galeritë e kromit

Korab Lita, ish-krahu i djathtë i Xhelal Mziut të PD në bashkinë e Kamzës që një javë më parë dha dorëheqjen si zv/kryetar i kësaj bashkie duke u bërë deputeti i 100 i Parlamentit të Shqipërisë, rezulton të jetë shfrytëzues i gjashtë galerive minerali kromi, në zonën minerale të quajtur “Zona II Bater Martanesh Bulqizë”.

Deputeti më i ri i parlamentit, prej 7 vjet rezulton se shfrytëzon së bashku me vëllain e tij Gazmend Lita që banon në Florida të Amerikës, galeritë e kromit me nr. 5, nr.8, nr.10, nr.11, nr.14 dhe nr.15. Këto galeri minerale shfrytëzohen nga dy vëllezërit me ndikim në politikë dhe nën petkun e kompanisë së themeluar prej tyre “Lita Brathers Constructions”.

Kujtojmë që vëllai tjetër i Korab Lita në Amerikë, Bedri Lita, doli së fundi në dokumentat amerikane si personi që kishte paguar 5 mijë dollarë tek kompania lobuese “Sher Tremonte”, e cila është kontraktuar nga ish-kryeprokurori i Përgjitshëm Adriatik Llalla, për ti hequr emrin nga lista amerikane e personave “non-ngrata”.

Por vënia nën kontroll të plotë të gjashtë galerive dhe shfrytëzimi i tyre nga vëllezërit Lita është kryer mes veprimeve të dyshimta kriminale, duke u përfshirë në falsifikimin e një akt-marëveshje e përpiluar në një faqe, mes biznesmenit Sabri Goxheri dhe Gazmend Lita, që në këtë dokument përfaqësohet nga vëllai i tij Korab Lita, tashmë deputet i PD. Gjatë verifikimit të dokumentacionit, “Shqiptarja.com” mëson se leja minerale për shfrytëzimin e galerive të sipërcituara është lëshuar nga Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës në 14 nëntor 2000, për llogari të biznesmenit Sabri Goxheri, dhe jo vëllezërve Korab e Gazmend Lita.

Çështja e tjetërsimit të lejës së shfrytëzimit të 6 galerive të kromit në Bulqizë, është endur për më shumë se 5 vite me rradhë në dyert e gjykatës dhe prokurorisë së Dibrës, e cila edhe pse ka rregjistruar procedim penal për subjektin “Lita Brothers Constructions” dhe dy vëllezërit Lita, sërisht hetimet janë mbyllur, vetëm një muaj pasi ishin hapur dhe ishte vendosur një masë sekuestro mbi lejën minerale dhe kompaninë “Lita Brodhers Constructions”.

Kjo vendimarje është marë nga prokurorja e Dibrës, Belina Kryemadhi. Por për të hedhur dritë mbi rrënjët e këtij skandali, duhet të kthehemi pas në kohë, pikërisht në periudhën kur është themeluar kompania “L.B.M.LL.C Sh.p.k”, në janar të 2017. Kjo kompani ushtronte aktivitet mbi nxjerjen e mineralit të kromit, duke e ushtruar veprimtarinë e saj mbi të njëjtën lejë minerale që ministria kishte lëshuar për llogari të biznesmnit Sabri Goxheri. Tre aksionerët e kësaj kompanie kanë qënë Sabri Goxheri, Idriz Mzhika dhe Gazmend Lita.

Pas disa vite aksioneri Idriz Mlika vendos të shesë aksionet e tij tek ortaku tjetër Gazmend Lita. Pas kësaj aksioneri Gazmend Lita kalon në masën e 60 për qind të aksioneve ndërsa Sabri Goxheri në masën e 40 për qind të aksioneve në kompaninë “L.B.M.LL.C Sh.p.k”. Por në 17 tetor të 2012 Sabri Goxheri vendos ti blejë aksionerit kryesor 60 për qind të aksioneve Gazmend Lita, duke u bërë kështu 100 për qind i aksioneve. Pas kësaj shitje Gazmend Lita, largohet përfundimisht nga kompania “L.B.M.LL.C Sh.p.k” e cila kishte dhe të drejtën e lejës së shfrytëzimit të 6 galerive të kromit.

Por çuditërisht pas këtij largimi, vëllezërit Korab dhe Gazmend Lita ndërmarin një veprim tjetër, duke transferuar lejën e shfrytëzimit të mineralit të kromit nga kompania “L.B.M.LL.C Sh.p.k” nga e cila ishin larguar, tek kompania e tyre “Lita Brathers Constructions”, e cila prej 2012 e deri më sot si pasojë e kësaj lëvizje po shfrytëzojnë pa ndërprerje galeritë e kromit. Ndërkohë që para tyre këto galeri shfrytëzoheshin nga firma “L.B.M.LL.C Sh.p.k”, që administrohet nga Sabri Goxheri që në fakt është dhe zotëruesi i parë i lejës minerare “Zona II Bater Martanesh Bulqizë”.

Për tjetërsimin e lejës së shfrytëzimit të mineralit vëllezërit Lita,kanë përdorur një akt-marëveshje të lidhur mes Gazmend Lita e firmosur nga deputeti i PD Korab Lita dhe Sabri Goxheri. Kjo akt-marëveshje që “Shqiptarja.com” e disponon është e përbërë nga një fletë e vetme dhe në të shkruhet shkurtimisht:”…kompania “L.B.M.LL.C Sh.p.k” zotëron lejen minerare me nr.583 me datë 14 nëntor 2000 me horizont shfrytëzimi “1400-1484” Bater, të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës…me anë të kësaj marrëveshje zotëruesi i lejes minerare bie dakord tia transferojë lejen e sipërpërmendur dhe të ushtrojnë aktivitetin e tyre në emër të kompanisë “Lita Brodhers Construction…”.

Kaq ka mjaftuar që vëllezërit Lita të nxjerin “nul” kompaninë e Sabri Goxherit. Në kushtet kur ata ishin bërë zotërues të lejes së shfrytëzimit të gjashtë galerive të kromit, në datën 29 qershor 2014, vendosin në hyrje të galerisë kryesore të kromit një eskavator, duke bllokuar hyrjen e puntorëve dhe nënkontraktorëve të tjerë që kishin lidhur marëveshje me Sabri Goxherin për nxjerjen e mineralit të kromit.

Goxheri, i është drejtuar me një kallëzim penal prokurorisë së Dibrës duke akuzuar vëllezërit Lita për vetëgjyqësi, por prokurorja e çështjes Belina Kryemadhi ka rregjistruar hetimet për akuzën e “Mashtrimit” dhe “Shpërdorim detyre”. Kjo pasi sipas prokurorisë akt akt-marëveshja e lidhur në prill 2012 mes Sabri Goxherit dhe deputetit Korab Lita për transferimin e lejes minerale nga “L.B.M.LL.C Sh.p.k” tek “Lita Brodhers Constructions” ishte kryer në kushtet e mashtrimit dhe se përmbajtja e dokumentit nuk është përpiluar tek noteri.

Kjo akt-marëveshje nuk përmban vendin e redaktimit të saj, nuk përmban gjeneralitet e plota të palëve, mungon atësia si dhe nuk përmban faktin se noteri u shpjegon aktin palëve dhe deklarimet e tyre se e kanë kuptuar dhe e pranojnë atë.Njëherësh gjatë hetimit të kësaj çështje prokuroria konstaton paligjshmëri për sa i përket transferimit të lejës minerare, pasi nuk është pyetur në këtë rast ministria e Energjitikës, e cila në fakt është pronarja legjitime e kësaj leje minerare të lëshuar në nëntor të vitit 2000. Madje në urdhërin e 9 majit 2016 të ministrit Damian Gjiknuri, akti i marëveshjes prej një fletë, i firmosur mes deputetit Korab Lita dhe Sabri Goxherit duhet të anollohet dhe të konstatohet i pavlefshëm.

Nisur nga këto prova prokuroria e Dibrës nëpërmjet një vendimi gjykate të datës 3 mars 2018 vendos të sekuestrojë gjashtë galeritë dhe mineralin e kromit të grumbulluar nga “Lita Brothers Construction”. Por megjithëse në fillim hetimi u morr tepër seriozisht nga prokurorja Kryemadhi,kjo e fundit çuditërisht një muaj më pas në 10 prill të 2018, ka vendosur të heqë sekuestron, dhe pas saj të pushojë hetimet, me argumentin se nuk ka prova.

Vetë Sabri Goxheri gjatë marjes në pyetje në prokurori ka deklaruar se:”…nuk jam paraqitur tek asnjë noter dhe kurrë nuk kam shprehur vullnetin tim personal për transferimin e lejes minerare.Këto veprime janë bërë në mënyrë të kundraligjshme dhe me mashtrim ndaj meje duke më shkaktuar një dëm kolosal ekonomik…”.

Ndërsa noterja Majlinda Leshi, ku është noterizuar dhe akt-marëveshja ka deklaruar se: “…në datën 23 dhjetor 2012 në zyrën time noteriale kanë ardhur shtetasit Korab Lita dhe Sabri Goxheri, të cilët kishin hartuar vetë akt-marëveshjen dhe kërkonin që ti jepnin fuqi ligjore nëpërmjet noterizimit. Si Korab Lita dhe Sabri Goxheri kanë nënshkruar me vullnetin e tyre dhe më pas unë kam noterizuar dokumentin që ata kishin përpiluar së bashku…”.

Për këtë çështje është pyetur dhe deputeti Korab Lita, i cili ka pohuar në prokurori në të njëjtën linjë me noteren. Por deputeti Korab Lita, një vit pas mbylljes së hetimeve në 12 mars 2019, ka arritur të shfuqizojë me vendim të gjyqtares Gentjana Muçaj dhe urdhërin e ministrit të Energjitikës Damian Gjiknuri, i cili në 9 maj 2016 urdhëronte pavleshmërinë e akt-transferimit të lejës minerare të shfrytëzimit të 6 galerive të kromit në Bulqizë.