osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Ideologu” që e di veten “shumicë” dhe të tjerët “jo të ndershëm”!

“Ideologu” që e di veten “shumicë” dhe të tjerët “jo të ndershëm”!

Nuk ka më demagogji, më errësirë filozofike dhe për më tepër, një retro politike më të madhe se sa “deklamacionet” fantazmagorike të Lulzim Bashës! Marrëzitë me përcaktim e shqiptarëve në të ndershëm” që janë me të dhe kuptohet “shqiptarë jo të ndershëm” që nuk janë me të, e kthejnë shoqërinë tonë në kohë të fashizmit dhe enverizmit!

Lulzim Basha sikur të ishte një 70-vjeçar (në fakt është babai i tij politik, i cili nuk e përsëriste kaq shumë këtë marrëzi filozofike) që kishte kaluar së paku një diktaturë, mund ti lejohej të bënte një kapërcim të tillë të tipit “sherr budall” sikundër thonë në Shkodër!

Por ai nuk e ka këtë moshë dhe nuk ka pasur akoma moshë të duhur, të kuptonte dhe në vitin 1997-të se “kush ishin shqiptarët e ndershëm dhe kush të pa ndershëm”! Vetëm në diktatura, lidershipet idiote të tyre i lejojnë vetes ta ndajnë shoqërinë, kombin dhe politikën, në të “ndershme dhe jo të ndershme”!

Për më tepër, kur shpesh herë një bufanadë e tillë si shprehje, është bërë realitet, duke biseduar me “jo të ndershmit” për të bërë pakte politike dhe bashkëqeverisje me ta! Vetëm lidershipe të tilla që akoma nuk kanë larguar zhargonin politik të diktaturave, akuzojnë për mafiozë, kriminelë, gangsterë, horra dhe hajdutë ato me të cilët nesër ulen për të biseduar në tavolina që kanë si bazë kryesore pushtetin!

Vetëm kjo gjë, vetëm ky moment duhet të bindë të madh e të vogël, se njerëz si Lulzim Basha (amebë politike, pa bosht kurrizor) dhe mentori i tij, por dhe një tarikat i tillë kllounësh politikë, nuk kanë parime, por vetëm fjalë, batuta retro kultuore idiote, të ardhura në kohë nga regjime dhe që përdoren pa vend, pa të drejtë në demokraci!

Të tillë individë vazhdojnë ta dinë shoqërinë, Shqipërinë, qytetin, fshatin, të ndërtuar me barrikada ku ajo që janë ato kanë të “ndershmit” kurse ajo përballë, jo të ndershmit! E me këtë devizë, për hesap të karriges së tyre, leverdisë së tyre, përfitimit të tyre, sundimit të tyre delirant, njerëzit duhet të vriten mes tyre!

Po pra, të “ndershmit, me jo të ndershmit” sepse kështu i ka ndarë Lulzim Basha ose njeriu më i pa ndershëm si drejtues dhe ish ministër që ka pasur ndonjëherë Partia Demokratike! Njeriu që është akuzuar zyrtarisht për grabitje të “Rrugës së Kombit”, për vrasjen e 4 njerëzve në bulevard me 21 janar, për firmën e detit me Greqinë të hedhur poshtë nga Kushtetuesja, për asgjë bërje kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës!

Ky njeri, tani të gjithë atyre që nuk i bashkohen atij dhe pse nuk kanë punë fare me socialistët, të gjithëve që nuk i bëjnë temena jo thotë : shqiptarë jo të ndershëm! Mbase e ka bërë realisht një ndarje të tillë Sali Berisha, por nuk e përsëriste si papagall, sikundër bën zëvendësi i tij delirant në PD! Një “ideolog” i tillë i të djathtës shqiptare, turpëron jo vetëm krenarinë e kombëtarëve të djathtë shqiptarë ndër kohëra, por në demokraci dhe vitin 2019-të, shëmton dhe intelektin më të pa zhvilluar të periferisë më të madhe të mendimit etik dhe moral që ka një shoqëri, sa do e prapambetur qoftë ajo!

Po shumëfishohen të tillë delirantë në të gjitha drejtimet, por ky është kreu i PD-së dhe kjo gjendje tani, e bën një person të tillë “kryedelirantin” e një marrëzie filozofike dhe politike në vitin 2019 në Shqipëri! Ai shpall armik çdo njeri që nuk është me të! Po dhe në shoqëri dhe popull! Në fakt një gjë e tillë sigurisht që do ti pasqyrohet qartë dhe mirë, kur të vijë momenti i rëndësishëm popullor i cili nuk do të shikojë (ndajë davanë) vetëm mes tij dhe Edi Ramës, por edhe mes tij e marrëzive që ai shpall për njerëzit që nuk i bëjnë fresk dhe temena! Sigurisht që do t’ja japin reston e “pandershmërisë së tyre”!

Deliri tillë shkon deri atje, sa të shpallë veten shumicë! Në të vërtetë edhe në fashizëm, por dhe nazizëm edhe në komunizëm, e shpallnin veten shumicë dhe shpallnin armiq ato të tjerët përballë! Kështu bën dhe një person i tillë, që akoma nuk ka kuptuar se është njeriu më i dobët që PD-ja kishte mundësi të bënte Kryetar të tij!

Vetëm ai nuk kupton (ose kupton, por e ka detyrë) që Rama prosperon në saj të delirit filozofik, marrëzive politike dhe fëmijës keqan në politikë” që quhet Lulzim Basha! Ishte një zgjedhje (Luli) e Berishës jo për të mbajtur PD-në dhe bërë atë parti të madhe, por për të shpëtuar familjen e tij dhe të vetë Lulzimit! Deliri i tij, ka idetë që janë sondazhe dhe të dhëna e që PD-ja është shumicë e në fakt ajo ka qenë shumicë vetëm njëherë në jetën e saj dhe ky është viti 1992!

Asnjë herë tjetër, PD dhe të tjerët pas saj, nuk kanë qenë shumicë në Shqipëri! Le të jetë sa do e madhe pakënaqësia e njerëzve me arrogancën e Edi Ramës, le të bëjnë faje mazhoranca dhe le të bëjnë shpesh herë harakiri! Deliri i një opozite e drejtuar nga Lulzimi dhe ai mbas tij, ose nga deliri politik i LSI-së, kalon çdo marrëzi pushteti sot! Pa përgjegjshmëria e datave 13 prill në Tiranë dhe Beograd, natën dhe me qëllime të kordinuara po bashkë, është akoma më lart në marrëzi dhe retro kulturë politike se sa ndonjë butafori politike me ” suksese” e mazhorancës së sotme!

Janë një pjesë e madhe që kanë kuptuar se sa të këqija ju ka sjellë kjo lloj politike si djathtas dhe majtas shqiptarëve! E kuptojnë se ky delir duhet të marrë fund! E kanë kuptuar një pjesë se “nuk mund të ndahen” për hatër të Bashës, Berishës, Monikës, Mediut dhe të tjerëve përballë tyre (mazhoranca) në “shqiptarë të ndershëm dhe jo të ndershëm” sipas leverdisë që kanë klikat politike me delirantë pushteti sipër!

Po pra, në shqiptarë “të ndershëm dhe jo të ndershëm” që duhet të përplasen me njëri tjetrin se herë duan pushtetin ato lart! Duke kuptuar mirë e qartë pothuaj të gjithë se “këtu vetëm për ndershmëri” nuk ka pse flitet, sepse ajo ka marrë fund dhe nuk ka ndershmëria “pasaportizim” për lart në politikën shqiptare! Sepse nuk bën punë, nuk vlen! Së paku shqiptarët me njëri tjetrin të mos detyrohen të luftojnë për hatër të atyre sipër, që i ndajnë në “të ndershëm dhe jo të ndershëm”!

Imagjinoni të të përcaktojë Luli në se je i ndershëm apo jo, të bëjë këtë klasifikim Berisha apo Mona dhe të tjerët në politikë, që nuk kanë lënë perversitet dhe padrejtësi, pasurim pa bërë, për tre dekada rresht! Po, bashkë me shumë kolegë të tyre te PS dhe e majta shqiptare si ajo vjollcë, por dhe ajo e kuqe, apo rozë!

Tani kush është i zoti të ndjekë “ideologun” Lulzim Basha në delirin e tij urdhërues dhe përcaktues në “të ndershëm dhe jo të ndershëm” le ta ndjekë, por ajo kohë kur një njeri apo parti i ndante njerëzit kështu, ka mbaruar! Po dhe sigurisht që nuk vjen më kurrë! /Nga Besi BEKTESHI