Takimi i zv/ndihmës Sekretarit të Departamentit të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. zgjati rreth një orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura në zyrën e Bashës.
Pas përfundimit të takimit, Basha ka shoqëruar Palmer në derën e jashtme të selisë, teksa shoqërohej edhe nga ish-deputetët Aldo Bumçi dhe Oerd Bylykbashi.
Palmer e ka kundërshtuar agjendën opozitare, dhe ka vlerësuar si te tepërt dhe të dëmshëm, në këndvështrimin e tij dhe të Washington-it , daljen nga Parlamenti. Kjo krijon një precedent të cilën ne nuk mund ta kufizojmë: Nëse e pranojmë në Tiranë, ka shtuar zyrtari amerikan, duke përmendur rastet e Serbisë, Malit të zi etj., që mund të ‘imitojnë’ opozitën e Shqipërisë.
Si do ia bëni për zgjedhjet, ka qenë ‘pyetja e madhe’ e takimit Basha-Palmer?! Luli ka folur kodra pas bregut duke i thënë z. Palmer se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar janë për konkurimin dhe janë të gatshme të futen në garë, sapo të krijone kushtet e konkurencës së ndershme.
Mbetet gjithmonë përvetësimi i së njëjtës qasje, asaj të Ramës, përdorimi i elementëve të inkriminuar, parave të drogës, trysnisë së administratës, por unë iu premtoj se nuk do ta bëj kurrë këtë, mësohet t’i ketë thënë Basha duke u munduar t’i mbushur mendjen Amerikës dhe vetes, se po të iki Rama ai do drejtoi shkëlqyeshëm, siç ka drejtuar baba Saliu. /Ekskluzive.al