Te nderuar miq reale dhe virtuale,
Ftoj cdokend nga ju, qe e ndjen detyrim karshi Zotit, Vetes, Familjes dhe Atdheut, qe ne te organizohemi ne te drejten tone legjitime, si nje grup qytetaresh, për te marre informacionin e plote dhe kontrolluar shpenzimet e medha dhe te perfolura publike.
Kontrolli i Larte i Shtetit, policia dhe prokuroria kane deshtuar ne berjen e detyres se tyre, keshtu qe, i ngelet vete njerezve qe te realizojne transparencen e menaxhimit te parave te tyre.
Kjo gje eshte plotesisht e mundur ligjerisht dhe faktikisht, dhe une ftoj cdo qytetar qe i kupton dhe i respekton ligjet e vendit dhe te drejtat e tij, qe eshte i vetedijshem se drejtesia duhet merituar dhe jo pritur si dhurate apo meshire nga politika e korruptuar, se sot ka ardhur dita ti themi politikes se ne ketej e tutje do te jemi vete garant i te drejtave tona, parave tona dhe respektimit te ligjeve.
Eshte realizuar nje investigim serioz dhe i plote i aferes se privatizimit te OSSH-se.
Eshte arritur nje fitore ne arbitrazhin e Vienes.
Eshte realizuar nje investigim lidhur me aferen DIA-CEZ.
Le te fillojme me aferen e rruges Durres-Kukes-Morine dhe Unazen e Re.
Ka ardhur dita ti bejme thirrje kurajos tone.
Ja dhe baza ligjore per të drejten e informimit.
Le te bejme ligjin funksional.