Numri i deputetëve nga radhët e opozitës së re po rritet dita ditës, edhe pse opozita e rrugës nuk po i bënë llogarit mirë, se shumë shpejt do të mbesi “rrugëve”.
Sot një tjetër kandidat për deputet, Andi Përmeti ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që në mënyrë të tillë të marrë mandatin.
Përmeti është kandidat në listën e PD për qarkun Korçë. Ndërkohë sot KQZ i dha mandatin dy deputetëve nga lista shumë emërore e Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës dhe atë të Korçës.
Halil Jakimi mori mandatin e deputetit për qarkun e Dibrës, ndërsa Arlind Çarçani për qarkun e Korçës.