osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ministrja Gjermane e Drejtësisë: Shqipëria ka bërë progres të dukshëm, mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Ministrja Gjermane e Drejtësisë: Shqipëria ka bërë progres të dukshëm, mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj gjatë ditës së sotme zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin, Gjermani.

Në këtë vizitë, Ministrja Gjonaj u prit në një takim nga Ministrja e Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Znj. Katarina Barley dhe Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Drejtesisë, z. Christian Lange.

Promovimi dhe prezantimi i arritjeve të Shqipërisë, veçanërisht për Reformën në Drejtësi, ishin fokusi kryesor i vizitës. Në fjalën e saj, znj. Gjonaj, paraqiti arritjet dhe ecurinë e deritanishme të Shqipërisë, sa i përket Reformës në Drejtësi, ngritjen dhe funksionimin e organeve të reja, duke theksuar sfidën e zgjedhjes te SPAK, si një strukturë e rëndësishme në luften efektive kundër korrupsionit.

Në këtë takim që Ministrja Gjonaj zhvilloi me homologen e saj, znj. Barley dhe z. Lange shtoi se tashmë Reforma në Drejtësi nuk ka më kthim mbrapa dhe duhet të çohet deri në fund, pasi është e rëndësishme që Shqipëria të jetë një vend sa më i sigurt dhe me stabilitet.

Në vijim, znj. Gjonaj e njohu Ministren federale gjermane znj. Barley edhe me reformimin e sistemit penitenciar, si një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë dhe hapat që po ndiqen në forcimin e sigurisë në burgje, në uljen e korrupsionit dhe në garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të dënuarve në institucionet penale.

Ministrja e Drejtësisë, znj. Barley nga ana e saj theksoi se Reforma në Drejtësi është një shembull pozitiv dhe është pritur shumë mirë në Gjermani si dhe në vendet e tjera të BE-së. “Shqipëria duhet të vazhdojë në rrugën e reformave”, citoi Barley.

Gjithashtu ditën e sotme Ministrja Gjonaj dhe delegacioni shoqërues u pritën në një takim nga Sekretari Parlamentar i Shtetit, në Ministrinë e Brendëshme Federale, z. Stefan Mayer.

Masat antikorrupsion të Qeverisë ishin temë e rëndësishme për të cilën z. Stefan Mayer, tregoi një interes të veçantë. Ministrja Gjonaj e informoi mbi ecurinë e zbatimit të Planit të Masave të Strategjisë Kombëtare Antikorrupsion si dhe rezultatet konkrete të deritanishme të arritura nëpërmjet Task Forcës Antikorrupsion, si një mekanizëm ndërinstitucional i ngritur nga Qeveria Shqiptare, për luftën kundër korrupsionit.

Z. Mayer u shpreh se qeveria gjermane do të vazhdoj të mbështesi Shqipërinë me anë të projektit të Binjakëzimit për të rritur më tej njohjen dhe perceptimin e publikut ndaj masave të marra në luftën kundër korruspionit.

Ai vlerësoi si të rëndësishme krahas forcimit të shtetit ligjor edhe zhvillimin e ekonomisë duke përgëzuar Shqipërinë për rritjen ekonomike konstatuar edhe përgjatë vizitës së tij më të fundit në Tiranë në tetorin e vitit të kaluar.

Nga ana e tij, z. Mayer shprehu bindjen se anëtarsimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, mbetet një çështje prioritare për shtetet e BE-së, veçanërisht për Gjermaninë.

Gjithashtu z. Mayer vlerësoi rezultatet e arritura nga procesi i reformave të ndërmarra në Shqipëri dhe inkurajoi më tej procesin e vet-administrimit të Prokurorive dhe Gjykatave.

“Vlerësoj arritjet dhe përpjekjet e ndërmarra nga Shqipëria për forcimin e shtetit ligjor, të rëndësishme në këtë periudhe kohore për anëtarsimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, citoi z. Mayer.

Sekretari Mayer gjithashtu siguroi Ministren Gjonaj, për mbështetjen e Gjermanisë në luftën kundër krimit të organizuar.

Në përfundim të fjalës së tij duke siguruar bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve, nxiti vijimin e proceseve reformuese të ndërmarra në funksion të procesit të anëtarsimit në BE, duke theksuar rolin e Shqipëris si një nga shtyllat kryesore në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë vizitës së saj, znj. Gjonaj u shoqërua nga Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Genti Ibrahimi dhe Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami

Kryetarët e të dy Këshillave, KLP dhe KLGJ, te cilet paraqitën mënyrën e funksionimit të dy institucioneve të reja të drejtësisë dhe informuan mbi rezultatet konkrete të arritura deri tani nga këto organe, në mbështetje të reformës në Drejtësi në krijimin e një sistemi gjyqësor të paanshëm dhe të pavarur.

Në përfundim të takimeve të ditës së sotme Ministrja e Drejtësisë, znj. Gjonaj, falenderoi nga ana e saj, homologen znj. Barley, z. Lange dhe z. Mayer, për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në hapjen e negociatave dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian.