osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edi Rama zbardh takimin 100 minutësh me Palmer

Edi Rama zbardh takimin 100 minutësh me Palmer

Në kulmin e krizës politike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sollën ditën e djeshme në Tiranë zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer. Sapo mbërriti, Palmer vajti menjëherë në zyrën e kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar një takim me të dhe për tu informuar për situatën politike. Zyrtari i lartë amerikan është parë të futet në Kryeministri rreth orës 16:30, ndërsa takimi me kryeministrin zgjati afro 100 minuta. Sipas burimeve të sigurta të gazetës, në fokus kryesor të diskutimeve ka qenë kriza politike.

Gazeta mësoi se Palmer ka kërkuar nga Rama t’i bëjë një panoramë të përgjithshme të situatës politike dhe t’i thotë qëndrimin e qeverisë lidhur me djegien e mandateve nga opozita dhe protestat e vazhdueshme. Pjesë e takimit ka qenë edhe zëvendës ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones. Kujtojmë që diplomatja amerikane e ka dënuar sjelljen e opozitës dhe ka deklaruar se qeveria është legjitime, duke treguar kështu qëndrimin që SHBA mban për krizën politike. Në lidhje me takimin reagoi dje edhe kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama deklaroi se tema të tjera diskutimi kanë qenë edhe integrimi i Shqipërisë në BE dhe dialogu Kosovë-Serbi. “Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer”, tha Edi Rama. Axhendë më të ngjeshur Palmer do të ketë ditën e sotme, ku në mesditë do të takohet me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Në drekë është parashikuar takimi me kreun e PD, Lulzim Basha ndërsa rreth orës 17:30 zyrtari amerikan do të pritet në Presidencë nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Pas takimeve me zyrtarët e lartë, mësohet se Matthew Palmer do të ketë një takim edhe me një grup gazetarësh shqiptarë. Ndikimi i Matthew Palmer u duk që në fillimet e krizës. Një ditë para se deputetët e opozitës të linin mandatet, Palmer zhvilloi dy biseda telefonike me liderët e opozitës Bashën dhe Kryemadhin, ndërsa pas komunikimit me zyrtarin amerikan, edhe pse opozita nuk u tërhoq nga akti ekstrem, protesta e saj rezultoi e qetë dhe pa akte dhune, ndryshe nga ajo e 16 shkurtit.

Palmer kundër opozitës

Gjatë një telefonate me kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, DASH ua ka bërë të qartë opozitarëve se nuk i mbështet në planin e tyre për të djegur mandatet. Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit u shpreh pak kohë më parë në një prononcim për “Zërin e Amerikës” se zëvendësndihmësi Sekretari i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka zhvilluar dy biseda të veçanta telefonike me Bashën dhe Kryemadhin.

Sipas zëdhënësit të DASH, Palmer gjatë bisedës së tij me liderët opozitarë u ka treguar në mënyrë të prerë se SHBA kundërshton djegien e mandateve. Po ashtu, mësohet që Palmer tu ketë bërë thirrje Bashës dhe Kryemadhit që të qëndrojnë të angazhuar në mënyrë konstruktive në proceset demokratike. Sipas zyrtarit të DASH, opozita luan një rol jetik në një shoqëri demokratike dhe ky rol nuk duhet të humbasë. Palmer po ashtu i ka këshilluar krerët e PD-LSI kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga Parlamenti. Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën,

Matthew Palmer nga ana tjetër gjatë bisedës telefonike me Bashën dhe Kryemadhin e ka ndalur theksin edhe tek ndikimi që ky akt i paprecedentë i opozitës do të kishte tek reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptar. Sipas tij, nëse digjen mandatet dhe destabilizohet vendi, reformat, e veçanërisht ajo në drejtësi do të pengohen, çka për SHBA është e patolerueshme. /Elisjeda Kiko