Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Dacic i është përgjigjur me ashpërsi një studenti francez. i cili gjatë ligjëratës së tij ka pyetur për gjenocidin që e ka bërë Serbi.
Ivica Dacic u ka folur anëtarëve të organizatës studentore “BBE-Bourgogne Balkan Express” të Fakultetit të shkencave politike Sciences Po në Paris.
RTV.rs bën të ditur se kur një student e ka pyetur për gjenocidin e paradokoshëhm, të cilin e ka bërë Serbia, Dacic ka qenë i ashpër dhe ka pyetur kush po thotë se Serbia ka bëtë gjenocid dhe se kjo është pyetje e pavend, sidomos duke pasur parasysh viktimat serbe në Luftën e Dytë Botërore.
“Kjo është dëshmi se sa jeni të indoktrinuar dhe se nuk mendoni racionalisht”, ka thënë Dacic, duke shtuar se “mos serbët kanë bërë gjenocid ndaj vetes, duke pasur parasysh se në vendet në rrethinë kanë mbetur më pak se sa kanë qenë.
Duke folur se si shqiptarët ‘po e bëjnë punën e tyre’, duke krijuar, sipas tij “Shqipërinë e madhe’, Dacic është prehur me cinizëm të papërmbajtur ndaj tyre.
“Nëse (shtetet perëndimore) i duan kaq shumë, pse nuk ua jepni liberalizimin e vizave? Pse jeni kaq cinikë. Ja, ne po angazhohemi që Kosovës t’ia jepni liberalizimin e vizave. Ne pastaj do t’ua paguajmë autbosët, nuk ka problem”, ka thënë ai, duke aluduar në largimin e shqiptarëve nga Kosova.