Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Matthew Palmer është takuar sot në Kryeministri edhe me ministren e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, njëherazi zëdhënëse e Qeverisë.
Ka qenë vetë Spiropali që ka publikuar një moment të këtij takimi, një foto me zyrtarin e lartë amerikan në faqen e saj në “Facebook”.
Palmer ka qëndruar përreth 90 minuta në Kryeministri dhe në fokus të takimit me kryeministrin Edi Rama duket se ka qenë situata politike por jo vetëm.