Lulzim Basha ka postuar një video, ndërsa udhëton me disa makina të tjera, militant të PD-së, në “Rrugën e Kombit”.
Në videon e postuar nga vetë Basha, shihet se si ai futet kundravajtje me makinën e vet, duke u bërë rrezik aksidenti.
Makina e tij dhe e simpatizantëve kanë shkelur mbi vijat e bardha të pandërprera dhe kanë ecur dyshe, ndërkohë që rruga ishte vetëm me një korsi.
Në nenin 40 të Kodit Rrugor përcaktohet qartë se “vijat e vazhdueshme, me përjashtim të atyre që kufizojnë korsinë e emergjencës, tregojnë kufirin e pakapërcyeshëm të një korsie lëvizjeje ose të karrexhatës”.
Ndërsa në pikën 8 të këtij neni thuhet se “vijat gjatësore të vazhduara nuk duhet të kapërcehen. Është e ndaluar të kapërcehen vijat gjatësore të vazhduara, përveçse nga ana e vijës gjatësore të ndërprerë, kur kjo e fundit ndodhet ngjitur me të vazhduarën”.