Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje tronditëse lidhur me superaskionin e Policisë së Tiranës, këtë pasdite, ku u arrestuan disa anëtarë të një bande të rrezikshme të trafikut të drogës.
Gazetari Hoxha ka deklaruar në një lidhje për Report Tv se banda kriminale ka qenë duke përgatitur një atentat. Sipas tij, katër personat e arrestuar ka qenë shumë pranë finalizimit të atentatit.
“Këta persona ishin duke përgatitur një atentat dhe ishin shumë afër finalizimit të tij”, ka thënë Hoxha.
Nga aksioni i policisë janë arrestuar shtetasit Leonard Duka, i cili dyshohet të jetë edhe koka e këtij grupi, si dhe Elvis Gaçaj, Oltion Loga dhe Dritan Agaj.