Ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë takimi mes zyrtarit të lartë amerikan, Zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Matthew Palmer dhe kryeministrit Edi Rama. Pas mbarimit të takimit me sekretarin, ka reaguar vetë kryeministri me anë të një postimi në Twitter.
Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer———-
— Edi Rama (@ediramaal) April 8, 2019