Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, i cili njihet si një ndër politikanët më kundër emigrantëve, ka habitur me gjestin e tij. Ai është fotografuar teksa bën shqiponjën dy krenare me duar.
Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, ka habitur me gjestin e tij të fundit, ndonëse njihet si një ndër politikanët më kundër emigrantëve.
Ai ishte i pranishëm në panairin Vinitaly në Verona, ku i ka habitur të gjithë, pasi është fotografuar me dy shqiptarë teksa bën shenjën e shqiponjës dy krenare me duar.
Salvini i ka zemëruar jo rrallë herë shqiptarët emigrantë në Itali, por me veprimin e tij të fundit, ai i ka befasuar të gjithë, përfshirë edhe kritikët e tij. Fotoja në fjalë po bën xhiron e rrjetit.