osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta tregon hapur se i frkësohet Reformës në Drejtësi: Zbulohen skenarët që po thur kundër shqiptarëve

Meta tregon hapur se i frkësohet Reformës në Drejtësi: Zbulohen skenarët që po thur kundër shqiptarëve

Ilir Meta, nuk heq dot dorë nga gënjeshtra dhe tashmë i është bërë ves që të qënjejë në çdo dalje publike. Në 80 vjetorin e Lëvizjes Antifashishte, Meta ishte në Durrës, prej ku dëgroi një mesazh për Bashën dhe Ramën, se duhet të dialogojnë për të zgjidhur krizën.

“Unë besoj vetëm te dialogu dhe vetëm te zgjidhja politike përmes një dialogu të përgjegjshëm dhe real për të rivendosur normalitetin e plotë kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit”, tha Meta, duke kundërshtuar kështu veten e vet.

Kujtojmë se ishte Meta, ai që kërcënoi se do të vrasë veten, për të pushtuar pushtetin, duke treguar se e vetmja zgjidhje për t’i shpëtuar Reformës, ishte vetëvrasja. Meta nuk foli për dialog, as për bisedime, por për vrasje, juntë ushtarake, luftë dhe vdekje. E tashmë që duket se politika shqiptare nuk ka asnjë iniciativë për t’i dhënë fund krizës, për ta çuar para Shqipërinë, Meta përsërit fjalë boshe, që nuk kanë asnjë pikë vlere, por që ai përpiqet të rehabilitojë imazhin e tij, atë të presidentit që i merr gjërat me qetësi dhe dashuri.

Qetësia dhe dashuria e Metës mbaroi në momentin që SHBA dhe BE vendosën si kusht realizimin e Reformës në Drejtësi. Por, sa kohë që palët politike nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, por luftojnë për pushtet, para dhe fshehjen e krimeve, kjo reformë do të ngrijë, e do të zhvendoset në një kohë të pacakatuar.

Kujtojmë se vetë Meta po e pengon Reformën. Ai nuk iu është përgjigjur asnjë thirrje, nga ish president, apo analistë që i kanë kërkuar të ulë në tryezë të majtët dhe të djathtët. Por presidenti sot ka dhënë përgjigjen përfundimtare, se nuk do të lëvizë asnjë gisht për këtë krizë dhe mbi të gjitha për reformën.

“Është detyrë e tyre që të tregojnë vullnet real për dialog dhe të heqin dorë nga përdorimi i forcës si dhe të udhëhiqen vetëm nga arsyeja dhe interesi i përbashkët”, ka thënë ai.

Në të tillë mënyrë, presidenti ka treguar se nuk do të ndërhyjë, se është i balancuar, se nuk është palë me asnjë palë partiake. Po kujtojmë se para një jave, Meta realizoi një takim në Presidencë me krun e demokartëve, Lulzim Basha, ku sipas këtij të fundit, e pati të nevojshme të dëgjonte pikëpamjen e presidentit për krizën.

Nga ana tjetër, Basha i është përgjigjur thirrjes së Metës, se nuk do të ulen për dialog, duke hedhur kështu dyshime për një skenar të përbashkët mes tyre, për të mos zgjidhur krizën politike.

Duke punuar në plane të tilla, politikanët shqiptarë mendojnë se do të shpëtojnë nga Reforma në Drejtësi. I bindur për këtë, duke harruar fuqinë, këmbnguljen dhe ndikimin e SHBA dhe BE, Meta vazhdon me shtirjet publike dhe pseudolutjet, se i intereson një Shqipëri e zhvilluar dhe e begatë.