Ylli i popit, Rita Ora po vjen sot në Kosovë.Rita Ora do të vijë pikërisht gjatë ditës së sotme në Kosovë dhe do të rrijë në vendlindje për tre ditë me radhë.
Ajo do të aterojë në aeroportin e Prishtinës rreth orës 6 e 50, shkruan Express.
Rita po vjen në Kosovë tani në punën e ambasadores, pasi ajo me projektin më të fundit ka vendosur që t’i dalë në krah grave që janë viktima të dhunës.
Ajo ka bashkëpunuar me firmën e njohur ndërkombëtare, Escada, për të cilët ka dizejnuar disa çanta ndërsa 15 euro nga shitja e çdo çante do të ndahen pikërisht për Kosovë.
28-vjeçarja do të qëndrojë në Kosovë në kuadër të një misioni bamirëse dhe do të takohet me viktimat e dhunës seksuale.