osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Bum” ëndrrash në SHQUP pas çorbës së Ora News! Berisha-Bashës: Kur të fitosh zgjedhjet do të jesh lider, deri atëherë duhet të kalosh detin në këmbë!

“Bum” ëndrrash në SHQUP pas çorbës së Ora News! Berisha-Bashës: Kur të fitosh zgjedhjet do të jesh lider, deri atëherë duhet të kalosh detin në këmbë!

Në kuadër të protestës së 13 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë në selinë blu.

Gjatë diskutimeve duke iu referuar dhe exit polleve ku në rast të zhvillimit të zgjedhjeve opozita do të dilte fituese, ish lideri demokrat Sali Berisha është shprehur entuziast. Për Berishën fitorja e këtyre zgjedhjeve do të hidhte poshtë të gjitha dyshimet për këdo që është skeptik për Bashën si lider i vërtetë i të djathtës dhe fitorja e tyre do ta bënte Bashën një lider të gjithëpranuar nga të gjithë. “Basha është lider, por pas fitores së zgjedhjeve, do të jetë i gjithëpranuar.

Eshte normale që partia është më lart se kryetari, dhe kur e çon partinë në fitore, atëherë të shohin si lider. E deri atëherë duhet të kalosh detin në këmbë”, mësohet të jetë shprehur Berisha.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije për gazetarin Elis Memelli, se Basha ka bërë thirrje për një protestë më masive, krahasuar me dy protestat e kaluara kombëtare, pasi sipas tij e gjithë situata është në favor të PD.

Sipas Bashës, djegia e mandateve dhe protestat e zhvilluara, kanë ndikuar në rritje të mbështetësve demokratë. Ai nuk i ka ndalur thirrjet për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, për t’u përgatitur më pas për zgjedhje të parakohshme.

“Për protestën e 13 prillit duhet një organizmim kapilar për të pasur një pjesëmarrje më të madhe se dy protestat e tjera kombëtare. Kemi gjithë situatën në favor. Ne jemi de fakto shumicë. Që pas djegies së mandateve, PD ka një rritje të menjëhershme edhe mes të pavendosurve. Jemi shumicë absolute ne çdo sondazh të pavarur vendas dhe të huaj.

Duhet ta përkthejmë sa më shpejt në votë këtë mbështetje të shqiptarëve. Për këtë arsye pjesëmarrja e lartë në protestë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Kërkesa jonë mbetet e pandryshueshme: largimi i Edi Ramës dhe qeveri tranzitore. Ta shpjegojmë në çdo takim që ne jemi shumicë dhe duhet ta tregojmë këtë”, mësohet të ketë thënë Basha.

Basha ka mbledhur edhe Këshilin Kombëtar të Partisë Demokratike në selinë blu. /Shqiptarja.com